Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë sot në orën 17:00 në një konferencë për mediat në ambjentet e Presidencës, për të publikuar të tjera fakte në lidhje me atë që ai e quan 'grusht shteti'.
Para një monitori të vendosur në Presidencë, Meta tha se një i tillë dhe më i madh do të vendoset edhe në Bruksel për të kuptuar se si organizata e Rilindjes rrëmben në mënyrë antikushtetuese, antiligjore dhe mafioze, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.
“Në ditët që vijnë mund të vendosim dhe një më të madh dhe shumë shpejt mund ta vendosim dhe në Bruksel, në anglisht që të kuptojnë perlën e rilindjes, se si një organizatë rrëmben në mënyrë antikushtetuese, antiligjore dhe mafioze, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese për të mos pasur më në të ardhmen Shqipëria Gjykatë Kushtetuese por polici antikushtetuese të regjimit të Lleshit”, deklaroi Presidenti Meta.