Habit ministri Çuçi: Pi gjithë ditën vaj palme, s’të bën dëm. Po hëngre gjalpë lope, vdes

Publikuar tek: politike, më 18:42 30-04-2019 Habit ministri Çuçi: Pi gjithë ditën vaj palme, s’të bën dëm. Po hëngre gjalpë lope, vdes

Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi i është përgjigjur disa pyetjeve për sigurinë ushqimore në vend, nisur nga investigimet dhe denoncimet e shumta në media për shkeljen e standarteve të produkteve ushqimore.

Por Çuçi ka bërë një deklaratë që s’ia merrte mendja askujt. Ministri tha se njerëzit mund të konsumojnë vaj palme çdo ditë, dhe nuk i gjen asgjë e keqe. Ndërsa paralajmëroi se gjalpi nga lopët zvicerane shkakton vdekjen.

Në studion e Top Talk, Çuçi tha:

“Përdorimi i vajit të palmës nuk është i paligjshëm. Mund të bësh analizën e bulmetit dhe nëse të del me 30% me vaj palme dhe kur nuk është shënuar, atëherë këtu kemi të bëjmë me shkelje. Atëherë do më kritikosh se përse nuk e kam bërë punën unë si ministër. Po luani me shëndetin e njerëzve. Ore pi gjithë ditën, nuk të bën keq .Vaj palmës nuk është cianur. Vaji i palmës përdoret në Europë dhe nuk të bën keq. Po të hash gjalpë nga lopët zvicerane, vdes se është yndyrë e rëndë”.

Cfarë është vaji i palmës?

Vaji i palmës është një nga produktet ushqimore që në gjendje oksidimi mund të kërcënojë funksionet fiziologjike dhe biokimike të trupit. Rreziqet e vajit të palmës të oksiduar përfshijnë organotoksicitetin e zemrës, veshkave, mëlçisë dhe mushkërive si dhe dëmtim të organeve riprodhuese të cilat çojnë deri në sëmundjen e kanceri. Vaji i palmës është një nga produktet që tretet me më shumë vështirësi nga organizmi. Por ministri thotë se kjo është e pavërtetë dhe se mund të pini gjithë ditën vaj palme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067441463470459
array(1) { ["section"]=> string(92) "habit-ministri-cuci-pi-gjithe-diten-vaj-palme-s-te-ben-dem-po-hengre-gjalpe-lope-vdes-162446" }