Habit Rama: Berishën e dua, por çizmja e LSI tërhoqi Lulzim Bashën

Publikuar tek: barometri, më 07:43 14-04-2018 Habit Rama: Berishën e dua, por çizmja e LSI tërhoqi Lulzim Bashën

 “Ju e dini shumë mirë se sa shumë e dua”, thotë Edi Rama për ish kryeministrin Sali Berisha, teksa shton se Lulzim Bashën e tërhoqi fuqia e çizmes së LSI.

I pyetur nga gazetarja e Tv Klan se sipas marrëveshjes të 18 majit, Basha dhe Rama do të kërkonin së bashku çeljen e negociatave kryeministri nuk ngurroi të thumbojë kreun e PD-së duke thënë se “thjesht nuk është lider”.

Ju kishit rënë dakort me zotin Basha në 17-18 maj, që së bashku të bënit këtë të kërkonit çeljen e negociatave. Çfarë ndodhi?

Çizmja e LSI ka një forcë të madhe tërheqëse mbi Lulzim Bashën që thjesht nuk është lider dhe nuk di të shohë përtej të sotmes dhe thjesht nuk ka aftësinë të kuptojë që ajo çka ai ka në dorë është një përgjegjësi e jashtëzakonshme. Pas një periudhe të gjatë në drejtimin e një lideri që ju e dini shumë mirë se sa shumë unë e dua, por që ka patur një profil dhe staturë të vështirë për t’u zëvendësuar. E vërteta është që gjendja ku ndodhet sot PD dhe LSI është më e ulët se e qershorit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015583038330078
array(1) { ["section"]=> string(71) "habit-rama-berishen-e-dua-por-cizmja-e-lsi-terhoqi-lulzim-bashen-116837" }