Habit shefi i Apple: Të qenurit ‘gay’ është dhurata më e bukur që Zoti më ka dhënë

Publikuar tek: bota, më 08:59 26-10-2018 Habit shefi i Apple: Të qenurit ‘gay’ është dhurata më e bukur që Zoti më ka dhënë

Katër vite me parë, Tim Cook u bë drejtori i parë i një kompanie të madhe që doli hapur si homoseksual.

"Jam shumë krenar për këtë. Të qenurit gej është dhurata më e bukur e Zotit për mua”, tha shefi ekzekutiv i Apple në një intervistë për CNN. 

Orientimi seksual i tij ishte folur gjerësisht edhe pse Cook nuk e kishte konfirmuar publikisht.

Miliarderi tha se i vinin email-e dhe letra nga fëmijë që thonin se ishin braktisur, dhunuar ose abuzuar për shkak të orientimit seksual.

Cook tha se ishte person shumë privat, por mendoi se ishte shumë egoist duke qëndruar i heshtur mbi identitetin e tij, kur mund të ndihmonte njerëzit duke dalë hapur.

"Më duhet të bëja diçka për ta, doja t’i demostroja fëmijëve gej se mund të jenë homoseksualë dhe të bëjnë punë të mëdha në jetë", sqaroi biznesmeni. 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.17345499992371
array(1) { ["section"]=> string(86) "habit-shefi-i-apple-te-qenurit-gay-eshte-dhurata-me-e-bukur-qe-zoti-me-ka-dhene-139155" }