Pasi partitë politike kanë dorëzuar listat e kandidatëve në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, një qytetar nga Shkodra ka zbuluar se ishte regjistruar si kandidat për deputet.
Çudia ka ndodhur në Shkodër, ku Paulin Maçaj ka shkuar në KQZ duke deklaruar se është futur në lista me zor.
Maçaj nuk është i panjohur për publikun. Ai u bë i famshëm në protestat masive të përmbytjeve në Shkodër në vitin 2010.
Emri i tij ka qenë i regjistruar në listën e Aleancës Popullore për Drejtësi, por Maçaj është për bojkotin e zgjedhjeve.