Kreu i PD-së Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha deklaruan se në protestën e sotme përgjatë Bulevardit Dëshmorit e Kombit ishin të pranishëm më shumë se 600 mijë vetë, ndërsa deputeti i Partisë Demokratike Arben Ristani i nxjerr bllof teksa thotë një shifër shumë më të ulët.
Arben Ristani i ftuar në një intervistë për “News 24” tha se në protestën e sotme kanë qenë rreth 200 mijë pjesëmarrës, ndërsa thekson faktin se e ka shkelur vetë me këmbë të gjithë perimetrin.
“Mund të them që ajo është një sipërfaqe që për mua kishte padyshim minimalisht rreth 1-2 persona per metër katror.
Të pranishëm kanë qenë rreth 200 mijë vetë për të qenë të drejtë.
Ishte më e organizuar se tubimi i kaluar, me ato informacione që kam pjesmarrja është diçka më shumë.
Vetë me këmbë e kam shkelur gjithë perimetrin por masa e njerëzve ishte vërtet e madhe”, tha Ristani gjatë intervistës, ndërsa shtoi se në krahasim me protestën e 18 shkurtit pjesëmarrja ishte (diçka më shumë).