Habiten shkencëtarët: Vrima e zezë në qendër të galaktikës po rrotullohet

Publikuar tek: aktualitet, më 19:04 23-09-2020 Habiten shkencëtarët: Vrima e zezë në qendër të galaktikës po rrotullohet Ilustrim

Një vrimë e zezë 55 milion vite drite larg nesh është duke u rrotulluar dhe duke u dridhur, thotë një grup shkencëtarësh.

Objekti i njohur si M87* ka pësuar ndryshime të konsiderueshme gjatë kohës që shkencëtarët e kanë vëzhguar.

Vrima e zezë që ndodhet në qendër të galaktikës M87 u bë e famshme vitin e kaluar pasi shkencëtarët publikuan fotografinë e parë të saj. Por kjo fotografi ishte realizuar vetëm gjatë monitorimit 1 javor të vrimës së zezë, çka është periudhë e pamjaftueshme për të vëzhguar ndryshimet.

wef34gr34ghg4g.jpg

Fotografia e famshme e vrimës së zezë të njohur si M87*

Por gjatë një observimi më të gjatë, nga periudha 2009 deri në 2013 shkencëtarët vunë re se hija e vrimës së zezë kishte ndryshuar. Ata gjetën se vrima e zezë u soll ashtu siç pritej; Kurora rreth vrimës së zezë qëndroi për disa vite.

Por shkencëtarët u befasuan kur zbuluan se ndonëse ekzistenca dhe diametri i rrethit qëndruan konstante, ato nisën të lëkundeshin me kalimin e kohës. Kjo besohet se ndodh pasi gazi që bie në qendër të vrimës trazohet nga temperatura dhe kushtet ekstreme.

Ilustrim artistik i lëvizjes:

sdfwerg4h43h34h.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013559818267822
array(1) { ["section"]=> string(79) "habiten-shkencetaret-vrima-e-zeze-ne-qender-te-galaktikes-po-rrotullohet-221408" }