Habitet ish-ministri: Ouuuuu! Pse nuk do e shkarkojnë Ilir Metën këta sot?

Publikuar tek: politike, më 13:48 13-06-2019 Habitet ish-ministri: Ouuuuu! Pse nuk do e shkarkojnë Ilir Metën këta sot? Ilir Meta

Kryeministri Edi Rama i ka ‘shtrirë dorën’ për herë të fundit Presidentit Ilir Meta në seancën e sotme plenare ku duhet thënë se nuk është artikuluar për asnje moment shkarkimi por vetëm çdekretimi i zgjedhjeve dhe antikushtetueshmëria.

 

Rama e ka ftuar Metën të lexojë e të reflektojë mbi rezolutën e PS ndërsa për shumëkënd ka qenë habi fakti që askush nuk përmendi shkarkimin e Presidentit edhe pse nëpër studio e panele televizive kanë theksuar se Meta do shkarkohet.

Një ndër të parët që ka reaguar për këtë është ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

“Ouuu! Pse nuk do e shkarkojnë Ilir Metën këto sot?!

Po sikur u përbetuan me vendim kryesie që do ta shkarkonin!!!

Biles do bënin fët e fët edhe të pabëshmen, Gjykatën Kushtetuese!!

Tani do t'i shtyjnë dhe zgjedhjet.

Jo për gjë po i "interesoka shtyrja e tyre edhe vetë krye-udhëheqësit"- shkruan Manjani.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018832921981812
array(1) { ["section"]=> string(78) "habitet-ish-ministri-ouuuuu-pse-nuk-do-e-shkarkojne-ilir-meten-keta-sot-168075" }