Hackerat shqiptarë bllokojnë website-in e Federatës Rumune për t’i lënë këtë mesazh

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:32 22-06-2016 Hackerat shqiptarë bllokojnë website-in e Federatës Rumune për t’i lënë këtë mesazh

Hackerat shqiptarë kanë bllokuar website të Federatës së Futbollit të Rumanisë, dy ditë pasi kombëtarja shqiptare mundi ekipin rumun në Euro2016.

Siç raportojnë mediat rumune, ishin hackerat shqiptarë, nëpërmjet fotove, që morën autorësinë e këtij sulmi. Një hacker që quhet nofaëkX-al sulmoi faqen të martën në mbrëmje. Hackeri la një mesazh në faqe, së bashku me emblemën e flamurit shqiptar dhe shqiponjën.

“Kuq e zi vishem. Shqiponjën kam në gjoks. E mbaj lart kokën dhe për flamur vdes. O sa mirë me qenë shqiptar”.

Stafi i IT të Federatës rumune të futbollit arriti të rimarrë faqen pak orë më vonë. Sipas mediave locale, policia mori njoftim për incidentit dhe nxorri një deklaratë:

“Duke u nisur nga artikujt e medias lokale për një sulm kibernetik në ëebsite të Federatës Rumune të Futbollit, policia rumune do të vazhdojë kërkime dhe do të gjejë përgjegjësit për personat që kanë hyrë në faqe dhe nuk kanë akses, duke shkatërruar të dhënat”.

Gjithçka ndodhi pasi Shqipëria mundi Rumaninë me rezultatin 1 – 0 në fazën e parë të Euro2016.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032466888427734
array(1) { ["section"]=> string(89) "hackerat-shqiptare-bllokojne-website-in-e-federates-rumune-per-t-i-lene-kete-mesazh-44238" }