“Hackers” bllokojnë Facebook dhe Instagram, shpërthen revolta!

Publikuar tek: bota, më 10:12 27-01-2015 “Hackers” bllokojnë Facebook dhe Instagram, shpërthen revolta!

Rrjetet sociale Facebook dhe Instagram, kanë pësuar një ndërprerje masive, duke u bërë të paarritshëm për shumë përdorues në gjithë botën. Ndërprerja ka zgjatur rreth 40 minuta dhe ka prekur përdoruesit në Shtetet e Bashkuara, Azi, Evropë dhe Australi.

Facebook ka rreth 1.25 miliard përdorues në gjithë botën, ndërsa Instagram rreth 300 milionë dhe kjo ka bërë që në forume të ndryshme të shpërthejë një protest masive për nivelin e dobët të sigurisë. Sipas inxhinierëve të rrjeteve më popullore sociale që janë në pronësinë e Mark Zuckerberg, sulmi është marrë përsipër nga disa “hackers”.

Piratët kompjuterikë të grupimit “Lizard Squad” pretendojnë autorësinë e sulmit ndaj Facebook dhe  Instagram, por këto nuk ishin të vetmet që u bllokuan. Rrjete të tjera si AIM, Tinder dhe MySpaceishin gjithashtu ‘offline’.

Grupimi piraterik Lizard Squad ka sulmuar muajin e kaluar gjithashtu dhe Malaysia Airlines, Sony dhe  Xbox. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035369157791138
array(1) { ["section"]=> string(63) "hackers-bllokojne-facebook-dhe-instagram-shperthen-revolta-1597" }