Hahn: Qeveria dhe opozita të mënjanojnë nga funksionet publike personat e akuzuar

Publikuar tek: aktualitet, më 07:34 11-05-2015 Hahn: Qeveria dhe opozita të mënjanojnë nga funksionet publike personat e akuzuar Johannes Hahn

Johannes Hahn, komisioneri për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat për Zgjerimin Evropian në Komisionin Evropian deklaron qartë se qeveria dhe opozita shqiptare duhet të mbajnë zotimin e tyre për të mënjanuar nga funksionet publike të gjithë personat e akuzuar për vepra kriminale.

“Ne presim që zgjedhjet lokale të 21 qershorit të realizohen sipas normave më të larta demokratike. Tani që amendamentet e Kodit Elektoral janë miratuar, i tërë procesi elektoral duhet të jetë i lirë, i ndershëm dhe në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi. Unë personalisht jam i sigurtë se institucionet përgjegjëse shqiptare dhe partitë politike mund ta garantojnë një kërkesë të tillë. Nga ana tjetër, këto zgjedhje janë një rast i mirë si për qeverinë, ashtu edhe opozitën, për të mbajtur zotimin që kanë marrë, për të trajtuar siç duhet problemin e personave të akuzuar se kanë kryer vepra penale, për t’i mënjanuar ata nga funksionet publike, siç parashikohet në marrëveshjen politike të dhjetorit 2014’’, thotë Hahn për gazetën ‘’Panorama’’.

Debati për personazhet që mund të kenë rekorde kriminale është ndezur më shumë se kurrë këto kohë, pasi partitë politike kanë zyrtarizuar kandidaturat e tyre për zgjedhjet vendore. Po kështu në Kuvend është ngritur edhe një Komision për Dekriminalizimin, për ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe ligje të tjera, me qëllim që personat me vepra kriminale të mos jenë të pranishëm në funksione publike, duke nisur që nga Parlamenti. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbyllet me 22 të vrarë lufta me ‘’grupin e armatosur’’ në Kumanovë, nuk dihen emrat e shqiptarëve
Diskutohet dhënia e amnistisë për ndërtimet pa leje, miratohet “By pass-i i Vlorës” »
Article Logic
Execution time: 0.012287139892578
array(1) { ["section"]=> string(86) "hahn-qeveria-dhe-opozita-te-menjanojne-nga-funksionet-publike-personat-e-akuzuar-10845" }