Hahn sërish thirrje BE-së: Ndizni dritën jeshile për Shqipërinë e Maqedoninë

Publikuar tek: bota, më 21:51 25-06-2018 Hahn sërish thirrje BE-së: Ndizni dritën jeshile për Shqipërinë e Maqedoninë

Johannes Hahn, komisioner për politikën evropiane të fqinjësisë dhe negociatat për zgjerim i ka bërë thirrje BE-së të japë një dritë jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë këtë javë, duke theksuar rëndësinë e dhënies së një "sinjali pozitiv" për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Vendimi për çeljen ose jo të negociatave të Shqipërisë e Maqedonisë me BE do të diskutohet ditën e nesëme dhe me gjasë do të aprovohet në 28-29 qershor gjatë saimitit të krerëve të BE-së.

Franca dhe Holanda mund të kërkojnë çeljen e negociatave me kushte, si më shumë reforma për luftën kundër krimit dhe korrupsionit në Shqipëri.

“Unë mendoj se të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është të japim një sinjal pozitiv në rajon”, tha Hahn në një konferencë ndërqeveritare BE-Mali i Zi në Luksemburg.

Ai tha se Maqedonia duhet të "shpërblehet" për nënshkrimin e një marrëveshjeje me Greqinë për ndryshimin e emrit duke i dhënë fund një mosmarrëveshjeje 27-vjeçare midis Athinës dhe Shkupit.

"Unë mendoj se nëse kjo nuk shpërblehet në mënyrë kuptimplote, mendoj se kjo do të ketë një ndikim të menjëhershëm dhe të madh për stabilitetin e rajonit", tha Hahn.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010318040847778
array(1) { ["section"]=> string(82) "hahn-serish-thirrje-be-se-ndizni-driten-jeshile-per-shqiperine-e-maqedonine-125722" }