Hajdari e Gjiknuri letër ODIHR: Na dërgoni një ekspert për reformën zgjedhore

Publikuar tek: politike, më 18:44 20-01-2020 Hajdari e Gjiknuri letër ODIHR: Na dërgoni një ekspert për reformën zgjedhore Rudina Hajdari / Damian Gjiknuri

Dy bashkëkryetarët e komisionit të reformës zgjedhore kërkojnë praninë e një eksperti të huaj në tavolinën e reformës zgjedhore.

Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri i kanë dërguar një letër zyrtare ODIHR, ku kërkojnë dërgimin e një eksperti të huaj që do të punojë së bashku me ekspertët vendas në hartimin e drafteve përfundimtare në kuadër të reformës zgjedhore.

“Komisioni mbetet në pritje të caktimit të ekspertëve nga opozita jashtë parlamentare që së bashku me ekspertët e Komisionit të fillojnë menjëherë dhe pa humbur kohë punën në zbatim të marrëveshjes së arritur pak ditë më parë”, thuhet në njoftim e zyrës së Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021301984786987
array(1) { ["section"]=> string(83) "hajdari-e-gjiknuri-leter-odihr-na-dergoni-nje-ekspert-per-reformen-zgjedhore-192630" }