Hajdari e Kodheli në Shkup, takohen me krerët më të lartë të shtetit: Në fokus, bashkëpunimi i ngushtë i vendeve të rajonit

Publikuar tek: politike, më 20:13 20-11-2019 Hajdari e Kodheli në Shkup, takohen me krerët më të lartë të shtetit: Në fokus, bashkëpunimi i ngushtë i vendeve të rajonit Mimi Kodheli - Zoran Zaev - Rudina Hajdari

Një delegacion i Komisionit për Politikën e Jashtme, i kryesuar nga deputetet Rudina Hajdari e Mimi Kodheli, kanë zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Shkup ku janë takuar me krerët më të lartë të shtetit.

Deputetet shqiptare janë takuar në Shkup me kryeparlamentarin Talat Xhaferi, kryeministrin Zoran Zaev dhe Presidentin Stevo Pendarovski, dhe kanë theksuar midis tyre nevojën për bashkëpunim të ngushtë mes vendeve të rajonit të Ballkanin Perëndimor.

"Një delegacion i Komisionit për Politikën e Jashtme zhvilloi një vizitë zyrtare në Shkup, ku patëm kënaqësinë të takoheshim me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Z. Talat Xhaferi, Kryeministrin Z. Zoran Zaev, si dhe Presidentin Z. Stevo Pendarovski.

Gjithmonë kënaqësi kur flitet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Gjithashtu, theksova faktin që bashkëpunimi rajonal do të ishte i suksesshëm vetëm nëse të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor do të rrjetëzoheshin dhe bashkëpunonin ngushtë, dhe jo vetëm një pjesë e tyre", shkruan Rudina Hajdari krah fotove.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029090881347656
array(1) { ["section"]=> string(127) "hajdari-e-kodheli-ne-shkup-takohen-me-kreret-me-te-larte-te-shtetit-ne-fokus-bashkepunimi-i-ngushte-i-vendeve-te-rajonit-186609" }