Hajdari e shqetësuar mbledh deputetët e opozitës: Të ndryshohet sistemi zgjedhor në Shqipëri

Publikuar tek: politike, më 20:28 24-05-2019 Hajdari e shqetësuar mbledh deputetët e opozitës: Të ndryshohet sistemi zgjedhor në Shqipëri

Deputetja e PD Rudina Hajdari është shprehur shumë e shqetësuar për problemet e rënda që sistemi zgjedhor në tërësinë e tij mbart.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Hajdari zbuloi se 38 deputetë të opozitës nënshkruan sot një kërkesë ndaj Kuvendit të Shqipërisë dhe mazhorancës për të mbledhur një tryezë me forcat e ndryshme politike dhe shoqërinë civile për të hapur një diskutim të gjerë publik për reformimin e sistemit zgjedhor.

Sipas Hajdarit, Shqipëria e ka të pamundur standartet e vendosura nga BE, prandaj është detyrë e të gjithëve që në rrugë institucionale të japim kontributin tone.

Statusi i plotë:

Shumë e shqetësuar për problemet e rënda që sistemi zgjedhor në tërësinë e tij mbart. 
Mospërfaqësimi i vërtetë i popullit në organet e zgjedhura,
përqëndrimi i pushtetit në një rreth të ngushtë personash, 
shit-blerja e votës, parti-zimi i procesit zgjedhor (administrimi politik/partiak i zgjedhjeve), barazia reale e votës qytetare, keq-përdorimi i burimeve shtetërore janë ndër problemet më themelore që duhet të adresohen përmes reformës elektorale.

Defiçencat e sistemit zgjedhor janë drejtëpërdrejtë defiçenca për "Demokracinë e Shtetin e së Drejtës". Eventualisht këto janë pasoja tepër të dëmshme për qytetarët Shqiptarë, organizimin institucional e shoqëror në tërësi.

Nëse Shqipëria vuan nga largimi i popullsisë, mosbesimi i publikut në institucionet publike/shtetërore, gjendja statike e zhvillimit ekonomik...etj, kjo është përveç të tjerash edhe si shkak i problemeve të sistemit zgjedhor aktual.

Grupi Parlamentar Demokrat ka ndër objektivat e tij kryesore: "reformimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri" me synim forcimin e demokracisë, evropianizimin e procesit elektoral (në tërësinë e tij) rritjen e besimit publik në organet e zgjedhura, rritjen e pjesëmarrjes qytetare në procesin e zgjedhjes së përfaqësuesve e të demokracisë aktive.

Në këtë drejtim 38 deputetë të opozitës nënshkruan sot një kërkesë ndaj Kuvendit të Shqipërisë dhe mazhorancës për të mbledhur një tryezë me forcat e ndryshme politike dhe shoqërinë civile për të hapur një diskutim të gjerë publik për reformimin e sistemit zgjedhor.

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian prej kohësh kanë vendosur standardet e "mirëqeverisjes dhe qeverisjes së hapur" për të cilat Shqipëria e ka të pamundur të mos kalojë këto procese reformuese në rrugën e evropës, por Demokracia fillon tek vota dhe përfaqësimi, prandaj është detyrë e të gjithëve që në rrugë institucionale të japim kontributin tonë për këtë reformë tepër të rëndësishme.

61035378_1014758395535312_663892473835159552_n.jpg

60844271_1014758335535318_7754722688840499200_n.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028480052947998
array(1) { ["section"]=> string(98) "hajdari-e-shqetesuar-mbledh-deputetet-e-opozites-te-ndryshohet-sistemi-zgjedhor-ne-shqiperi-165585" }