Hajdari ia bën të qartë Ramës: Hapja e listave është një kusht i panegociueshëm

Publikuar tek: politike, më 10:51 08-07-2020 Hajdari ia bën të qartë Ramës: Hapja e listave është një kusht i panegociueshëm Deputetja Rudina Hajdari

Deputetja Rudina Hajdari ka paralajmëruar sërish kryeministrin Edi Rama, duke thënë se hapja e listave është një kusht i panegociueshëm për opozitën parlamentare.

Me anë të një postimin në ‘Facebook’ Hajdari shkruan se 75% e shqiptarëve e mbështesin dhe duan hapjen e listave si një mjet për të patur më shumë fuqi mbi vendimarrjen në Parlament.

“Dje i bëmë të qartë Edi Ramës se hapja e listave është një kusht i panegociueshëm për miratimin e reformës zgjedhore dhe marrveshjes Rama-Basha. Sot, mbi 75% e shqiptarëve e mbështesin dhe duan hapjen e listave si një mjet për të patur më shumë fuqi mbi vendimarrjen në Parlament. Misioni ynë është që në parlament të përfaqësojmë këtë shumicë dërrmuese shqiptarësh e jo dëshirat e 2 apo 3 kryetarëve që kanë frikë nga populli,” shkruan Hajdari në postimin e saj.

Kujtojmë që deklarata e Hajdarit vjen një ditë pas takimit me kryeministrin Rama, i cili tha se nëse do të diskutohen kushtet e opozitës jashtëparlamentare, si hapja e listave, duhet të kryhet përmes një konsensusi trepalësh.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073809623718262
array(1) { ["section"]=> string(85) "hajdari-ia-ben-te-qarte-rames-hapja-e-listave-eshte-nje-kusht-i-panegociueshem-213218" }