Hajdari krah Ballës në Hollandë, zbardh çfarë ndodhi në seancën dëgjimore

Publikuar tek: politike, më 10:08 22-05-2019 Hajdari krah Ballës në Hollandë, zbardh çfarë ndodhi në seancën dëgjimore Nga Hollanda

Deputetja e Kuvendit Rudina Hajdari ndodhet në Hollandë bashkë me një delegacion shqiptar, pjesë e të cilit janë Gramoz Ruçi e Taulant Balla.

 

Ndërkaq, Hajdari zbardh se çfarë ka folur në seancën dëgjimore me Komisionin për Çështjet e BE në parlamentin e Hollandës.

‘Në cilësinë e Kryetares së Komisionit të Integrimi shpreha se Shqipëria dhe Shqiptarët e meritojnë hapjen e negociatave në qershor.

Në seancën dëgjimore me Komisionin për Çështjet e BE në parlamentin e Holandës theksova se hapja e negociatave është e rëndësishme për destinacionin europian të vendit tonë.

Si anëtare e NATO-s prej dhjetë vjetësh, Shqipëria është një faktor stabiliteti, sigurie e paqeje në rajon e më gjerë. Hapja e negociatave është e rëndësishme për të mos braktisur orientimin dhe destinacionin europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.

Hapja e negociatave do t’i japë impulse të reja bashkëpunimit të Shqipërisë me Holandën dhe vendet e BE-së në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe korrupsionit për një rajon me të sigurt.

Gjithashtu gjatë vizitës në u takova dhe me të rinjtë shqiptarë që janë modele pozitive. Studentë ekselentë që vijnë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë për të studiuar për drejtësi në qytetin e Hagës’, shkruan Hajdari.

60991318_1013083935702758_7413090579115933696_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023699045181274
array(1) { ["section"]=> string(79) "hajdari-krah-balles-ne-hollande-zbardh-cfare-ndodhi-ne-seancen-degjimore-165237" }