Hajdari: Listat të hapen 100%. S’ka centimetër pas, të bojkotojmë mbedhjet që të diskutohet propozimi ynë

Publikuar tek: politike, më 13:09 01-10-2020 Hajdari: Listat të hapen 100%. S’ka centimetër pas, të bojkotojmë mbedhjet që të diskutohet propozimi ynë Deputetja Rudina Hajdari

Deputetja Rudina Hajdari thotë se PS dhe të gjithë aktorët e tjerë politikë që e kanë seriozisht nismën për hapjen e listave, duhet të kërkojnë hapjen 100% të tyre.

Duke folur për mediat sapo ka dalë nga Këshilli Politik, Hajdari u shpreh se bashkë me kolegët e opozitës parlamentare duhet të bojkotojnë mbledhjet në mënyrë që propozimi i tyre për lista 100% të hapura të merret në konsideratë.

“Ne duhet të vazhdojmë ti bëjmë thirrje PS që të hapen listat 100%. Nuk e devijojmë dot këtë debat që në thelb kërkon të negociojë me sovranitetin e popullit. Sovraniteti i popullit është në parlament dhe parlamenti i ardhshëm duhet të jetë më i përgjegjshëm. Nuk ka centimetër pas. Unë ftoj kolegët e opozitës parlamentare që të bojkotojmë çdo mbledhje që të futet në diskutim propozimi ynë për lista 100% të hapura”, tha Hajdari.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015838861465454
array(1) { ["section"]=> string(108) "hajdari-listat-te-hapen-100-s-ka-centimeter-pas-te-bojkotojme-mbedhjet-qe-te-diskutohet-propozimi-yne-222331" }