Hajdari: ‘Milot-Balldren’ dhe ‘Orikum-Dukat’ janë vendosur pa konkurs, dëm i jashtëzakonshëm në buxhet

Publikuar tek: politike, më 13:27 12-09-2019 Hajdari: ‘Milot-Balldren’ dhe ‘Orikum-Dukat’ janë vendosur pa konkurs, dëm i jashtëzakonshëm në buxhet

Deputetja e PD, Rudina Hajdari ka deklaruar se kontratat konçensionare ‘Milot-Balldrën’ dhe ‘Orikum-Dukat’ janë vendosur pa konkurs.

Sipas Hajdarit, këto kontrata të lidhura pa bazë ligjore janë të bëra nga kryeministri Edi Rama.

Hajdari shprehet se konstatuar nga dy shkelje, prokuroria duhet të niste hetimet ndaj personave që shkelën ligjin.

‘Milot-Balldrën’ dhe ‘Orikum-Dukat’ janë vendosur pa konkurs. Këto janë dy kontrakta koncensionare që qeveria kërkon të mbuloj votën. E pra qeveria Rama e ka mbajtur në sirtar këtë ligj që sjell një dëm të jashtëzakonshëm në buxhetin e shtetit. Pse u miratuan këto kontrata dhe nuk u futën në seancën paralmentare. Gjithë kjo u bë se kontratat e lidhura pa bazë ligjore  janë të bëra nga Edi Rama. Nuk ekziston që ministria e Financës të ketë dhënë asnjë miratim. Pra duke konstatuar këto dy shkelje dhe duke ju referuar nenit, prokuroria duhet të niste hetimin ndaj personave që shkelën ligjin. Prandaj të dashur qytetar, demokrat dhe opozitar ne duhet të marrim përsipër dhe t’i dorëzojmë këto dosje përpara se të ngrihet struktara e së drejtë.’, tha ndër të tjera Hajdari.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071160793304443
array(1) { ["section"]=> string(103) "hajdari-milot-balldren-dhe-orikum-dukat-jane-vendosur-pa-konkurs-dem-i-jashtezakonshem-ne-buxhet-178198" }