Hajdari SHPËRTHEN në Kuvend: Çdo banor i Elbasanit i di me detaje krimet e 4 bandave në këtë qytet, si ka mundësi që policia nuk di gjë?

Publikuar tek: politike, më 11:10 28-01-2021 Hajdari SHPËRTHEN në Kuvend: Çdo banor i Elbasanit i di me detaje krimet e 4 bandave në këtë qytet, si ka mundësi që policia nuk di gjë?

Deputetja Rudina Hajdari, ka folur nga foltorja e Kuvendit për veprimtaritë kriminale në qytetin e Elbasanit, ku ajo do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë fjalës së saj, Hajdari tha se të gjithë banorët e këtij qyteti, i dinë me detaje veprimtaritë kriminale të katër bandave në Elbasan, por institucionet përkatëse janë të verbër përpara këtij fenomeni.

"Shteti sot është shkrirë me krimin e organizuar dhe janë bërë një për të pasuruar një grusht njerëzish. Nuk ka banor në Elbasan që nuk e di me detaje, për aktivitetet kriminale që ndodhin aty, të katër bandave. Si ka mundësi që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë nuk di gjë. Si ka mundësi që ministri i Brendshëm nuk di gjë. Si ka mundësi që Kryeministri nuk di gjë. Si ka mundësi që kryeprokurori nuk thotë asgjë.

Si ka mundësi që kjo qeveri ti marrë qytetarët dhe ti vërë litarin në fyt, ti gjobisin pa mëshirë dhe kur nuk paguajnë energjinë elektrike. Ky shtet është i njëjti shtet që sot vret të rinjtë që kanë kaluar orarin.

Si ka mundësi që i njëjti shtet u vendos gjoba atyre bizneseve që me zor po luftojnë me pandeminë.

Në Elbasan i vetmi aktivitet që ekziston është kriminaliteti.

Shkoni dhe flisni me tregtarët, do iu tregojnë se nuk kanë marrë asnjë lloj ndihme, vetëm janë goditur",- tha Hajdari.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vota e emigrantëve, Balla nga Kuvendi: S’gjej arsye se pse demokratët e paepur bashkë me Xhelal Mziun s’pranojnë
»
Article Logic
Execution time: 0.013139963150024
array(1) { ["section"]=> string(140) "hajdari-shperthen-ne-kuvend-cdo-banor-i-elbasanit-i-di-me-detaje-krimet-e-4-bandave-ne-kete-qytet-si-ka-mundesi-qe-policia-nuk-di-gje-236706" }