'Hajde sonte...' Zbardhet dëshmia TRONDITËSE e 15-vjeçares së përdhunuar: Qava tërë natën! Ishte hera e parë... (ROJA i shkollës ka abuzuar me VAJZA TË TJERA- E PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:13 03-06-2020 'Hajde sonte...' Zbardhet dëshmia TRONDITËSE e 15-vjeçares së përdhunuar: Qava tërë natën! Ishte hera e parë... (ROJA i shkollës ka abuzuar me VAJZA TË TJERA- E PLOTË) Foto-montazh: pamje ilustruese dhe Abaz Doku

Newsbomb.al zbardh për herë të parë dëshminë tronditëse të 15 vjeçares së përdhunuar në Kamëz.

Roja i shkollës, 65 vjeçari Abaz Doga, sipas dëshmisë së vajzës, ka abuzuar edhe me të mitura të tjera që janë shoqet e saj.

E mitura ka rrëfyer për oficerin e policisë gjyqësore, në prani edhe të një psikologu, gjithë historinë e llahtarshme të përdhunimit.

Vajza është detyruar të kryejë marrëdhënie me Abaz Dogën dhe persona të tjerë që i thoshte ai, për shkak të shantazheve me video-filmime nga momentet intime.

Derisa në një nga ditët e karantinës, vajza vendos të thotë “Mjaft” dhe i tregon gjithçka të ëmës.

SI NISI HISTORIA E ABUZIMIT- mars 2019

E mitura ka shkuar në shtëpinë e një shoqeje. Rrugës kur po iknin u është vënë nga mbrapa Abaz Doga i cili i ndiqte kudo ku shkonin. Abazi më pas ka marrë në telefon vëllain e saj dhe i ka thënë se e motra ka shkuar në Kodër të Kuqe me shoqen e saj. Kur është kthyer, kanë filluar t’i kërkojnë llogari prindërit dhe vëllai të cilët i kanë bërtitur se pse ishte larguar nga shtëpia.

“Kam qenë në klasën e 9-të kur Abaz Doga më shihte vetëm dhe më thoshte se kisha dalë me një djalë të lagjes dhe nëse nuk shkoja te toka e tij, ai do ia tregonte foton gjithë lagjes”, ka rrëfyer e mitura, raporton newsbomb.al.

E frikësuar, vajza ka shkuar te toka e tij, 100 metra larg banesës së saj. Në muajin mars 2019, për shkak se është dhunuar dhe kanosur, ajo është detyruar të kryente marrëdhënie seksuale me Abaz Dogën, disa herë. Aktet seksuale janë kryer në një banesë të pabanuar aktualisht, në shtëpinë e vëllait të Abaz Dogës. Gjatë akteve, ai i ka bërë foto dhe video vajzës dhe pikërisht me to e shantazhonte që ajo të shkonte vazhdimisht me të.

HERA E PARË E ABUZIMIT

Ka ndodhur pikërisht në shtepinë e pabanuar të vëllait të autorit. Forcërisht ai ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën e cila më herët nuk ka patur asnjë kontakt seksual me asnjë person.

Pas kësaj, vajza është kthyer në shtëpi me dhimbje në trup por nuk i ka treguar askujt.

“Pas kesaj, ai më ndiqte kudo. Sapo më shihte vetëm, më thoshte: ‘Ku shkon?’ ‘Hajde sonte tek toka’, ka treguar vajza në dëshminë e saj në prani të psikologes, mëson newsbomb.al.

Për 2 muaj, e mitura nuk kishte pranuar të shkonte por abuzuesi e kërcënonte se nëse nuk shkonte, do shkruante emrin e saj nëpër pallate.

SHKRIMET NËPËR PALLATE

Vajza nuk e harron datën 12.04.2019 kur ai i shkruajti emrin në një pallat dhe për këtë fakt, atë ditë kishte qarë pa pushim. Ndërsa prindërit, për 3 javë nuk e kishin lënë të dilte nga shtëpia.

Kur ka shkuar në shkollë, abuzuesi që ishte njëherazi roja i shkollës ku ajo bënte mësim, i ka thënë se do i shkruante përsëri emrin nëpër mure nëse nuk shkonte me të.

Ai ka vazhduar me shkrimet e rënda nëpër mure dhe vajza në fund është dorëzuar.

ME SHANTAZH, VAJZA KRYEN MARRËDHËNIE EDHE ME PERSONA TË TJERË

E dëshpëruar, e terrorizuar dhe e tronditur, ka shkuar sërish te toka e Abaz Dogës.

Aty ai ka abuzuar përsëri dhe i ka bërë foto dhe video të tjera të cilat ia ka cuar një 19-vjecari, K.P. Ky i fundit e ka shantazhuar duke i thenë se nëse nuk shkonte me të, do u tregonte të gjithëve se ajo kishte kryer marrëdhënie seksuale me Abazin.

Vajza ka refuzuar por ai i ka treguar fotot dhe videot që kishte në celular. “Nëse nuk vjen tek toka, do ia tregoj të gjithëve”, e ka kërcënuar 19 vjecari të miturën e cila është detyruar të kryejë marrëdhënie me të riun. Me të njëjtën skemë shantazhi, me të kanë abuzuar edhe 2 të rinj, R.O., dhe F.B., shokë me K.P.

ROJA I SHKOLLËS KA ABUZUAR ME VAJZA TË TJERA

Ndërkaq, Abazi ka vazhduar shantazhet duke abuzuar seksualisht me vajzën mbi 17 herë. Për këtë ajo i rrëfeu vetëm dy shoqeve të saj ndërsa ato i kanë rrëfyer gjithashtu se edhe ato kishin kryer marrëdhënie të detyruara me Abazin. Organet e hetimit po punojnë për të zbuluar më shumë rreth këtij denoncimi tronditës.

E mitura ka përsëritur disa herë në dëshminë e saj se nuk ka dashur te kryejë marrëdhënie me Abazin dhe se ai e kërcënonte.

NË KARANTINË, VAJZA VENDOS T’I TREGOJË GJITHÇKA TË ËMËS

Në kohën e karantinës, 15-vjecarja ishte e izoluar dhe dilte me kohë të kufizuar nga shtëpia për të shkuar te gjyshja. Por një ditë vonohet dhe e ëma i kërkon llogari. Aty vajza nuk duron më dhe vendos t’i tregojë gjithçka të ëmës.

Ajo i ka rrëfyer se roja i shkollës e ngacmonte dhe ndiqte me bicikletë. Pas insistimit të së ëmës, vajza ka vazhduar më rrëfimin duke i treguar edhe për abuzimin seksual. “Ka abuzuar me mua qëkur isha 14 vjeç. Më ka detyruar në shtëpinë e vëllait të tij”, mësohet të ketë thënë e mitura, raporton newsbomb.al.

Vajza i ka treguar të ëmës se Abazi çonte në atë shtëpi edhe persona të tjerë me të cilët e detyronte të kryente marrëdhënie.  Në gjendje të rënduar nga rrëfimi tronditës i të bijës, nëna ka kërkuar ndihmën e policisë.

Menjëherë policia ka arrestuar autorin të cilit i ka gjetur edhe materialet foto dhe video me të cilat shantazhonte viktimën.

PROVAT E FORTA TË HETIMIT, AKUZAT MBI ABUZUESIT

Sipas burimeve të newsbomb, bëhet fjalë për 19 materiale filmike ku shfaqet vajza dhe abuzuesi në kontakt seksual. Kjo është edhe prova e madhe e hetuesve për të fundosur autorin. Në një prej materialeve filmike, janë edhe disa fëmijë, vajza djem që kryejnë marrëdhënie me njëri-tjetrin por policia nuk i ka identifikuar ende këta të fundit.

Ndërkaq, Abaz Doga nuk ka pranuar të ketë kërcënuar të miturën por kjo bie ndesh me provat që ka në dorë organi i hetimit.

65 vjeçari Abaz Doga, 19 vjeçari K.P., dhe sy fë miturit R.O., dhe F.B. janë ndaluar deri tani nga policia dhe të katërt kanë pranuar se kanë abuzuar me të miturën.

Mbi ta rëndojnë akuzat “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, “ngacmimi seksual”, dhe “shtyrja e të miturit në krim”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010264158248901
array(1) { ["section"]=> string(161) "hajde-sonte-zbardhet-deshmia-tronditese-e-15-vjecares-se-perdhunuar-qava-tere-naten-ishte-hera-e-pare-roja-i-shkolles-ka-abuzuar-me-vajza-te-tjera-e-plote-208866" }