“Hajdut pulash” në vend të Dokles, Berisha: Namik, ndjehu krenar se është hajdut bankash

Publikuar tek: politike, më 17:09 30-04-2017 “Hajdut pulash” në vend të Dokles, Berisha: Namik, ndjehu krenar se është hajdut bankash

Ish-kryeministri Sali Berisha, ironizon largimin e deputetit më të vjetër socialist nga listat e kandidatëve për deputetë, të bëra publike ditën e djeshme.

Vetë Dokle tha se “Është koha për t’i hapur rrugën të rinjve”, duke shtuar se shpreson që vendin e tij të mos e zënë hajdutë pulash.

Berisha ironizon duke thënë se kjo është një shprehje e kohës së diktaturës, ndërsa sot hajdutët e pulave janë kthyer në hajdutë bankash.

“Namik te ka mbetur ora ne kohen e Dulles!

Falendero Ramen sepse te ka nderuar, ai te ka zevenedesuar jo me hajdute pulash, por bankash!!

Te dashur miq, dje lexova ne media se Namik Dokle, themelues kryesor i Partise Siçiliste, pasi Edvin Kristaq Rama e perjashtoi nga listat e deputeteve, kercenoi ate duke i thene i ziu ti po me zevendesove me ndonje hajdut pulash!

Kjo shprehje miq perdorej ne kohen e diktatures se Dulles ku zakonishte gjeja me e çmuar per t'u vjedhur ishte ndonje pule.

Kurse ne kohen e Edvinit vjedhja e pulave nuk ekziston sepse eshte zevendesuar me vjedhjen e bankave.

Prandaj miq duket se Dokles i ka mbetur ora ne kohen e Dulles. Ai duhet te ndjehet krenar se Rama ne te vertet e ka zevendesuar jo me hajdute pulash por me hajdut bankash! Sb”, shkruan Berisha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02357006072998
array(1) { ["section"]=> string(89) "hajdut-pulash-ne-vend-te-dokles-berisha-namik-ndjehu-krenar-se-eshte-hajdut-bankash-76969" }