Dy persona kanë tentuar të grabisin një shtëpi, teksa kanë hyrë nga kati i 8-të i një pallati në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 03:00, në Bulevardin Blu, në vendin e njohur si pallatet e verdha.
Sipas policisë, në banesën e shtetasit A. V., 60 vjeç, kanë hyrë dy shtetas, të cilët kanë hyrë nga tarraca e pallatit të katit të 8-të, të cilët janë diktuar nga i zoti i banesës e për pasojë janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Nga konfrontimi fizik, ka ngelur i dëmtuar me mjete prerëse në këmbë i zoti i banesës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.