HAJDUTI ME EMRIN 'ÇI-ASHTU-TËMËN'!

Publikuar tek: pa-stres, më 09:30 27-04-2019 HAJDUTI ME EMRIN 'ÇI-ASHTU-TËMËN'!

NGA EDI OGA ekzkluzivisht për newsbomb.al *Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i këtij materiali

Më ka bërë përshtypje një i huaj, para shumë vitesh kur isha student dhe darkave punoja kamarier në restorant. Hëngri, kërkoi faturën dhe më dha paratë.  Restoja ishte nja tridhjetë e ca mijë lekë dhe në arkë nuk kishim një pesëqindshe të vjetër. Ia dhashë pa atë, por pasi i numëroi, më thirri dhe më tha se nuk ishin tamam. Dola nga restoranti dhe mora borxh një monedhë tek një bar aty afër. Ia vura në tavolinë duke e sharë me mend, ndoshta edhe me sy. Ai e kuptoi dhe më tha në gjuhën e tij" Kush nuk sheh centët, nuk sheh as milionat".  Për momentin as nuk e kuptova ç'donte me thënë, sepse isha i zënë duke imagjinuar bukurinë fizike të motrës së tij! Pasi u largua dhe shkova të pastroj tavolinën, vura re se më kishte lënë pesëmijë lekë bakshish, dhjetëfishin e lekut për të cilin bëri si gore!

Një shqiptar do ta kishte injoruar mungesën e një monedhe me shprehjen kombëtare "Çi-ashtu-tëmën!" Sot më rezulton se kjo shprehja është hajdutja më e madhe e xhepave tanë:

Fatura e ujit na vjen më e lartë?! U rrit çmimi dhe janë shtuar disa taksa?! Hë se lekë të vogla janë. "Çi-ashtu-tëmën!"

Parkim me lekë tek rruga e lagjes?! Varja. "Çi-ashtu-tëmën!"

Qeset u bënë me lekë?! Kush pjerdh për pesë lekë! Ja dhjetë. "Çi-ashtu-tëmën!"

Njëqind lekë në muaj për një televizion që nuk e shoh?! Varja. "Çi-ashtu-tëmën!"

Karburanti u rrit pesë lekë. Ja dhjetë. "Çi-ashtu-tëmën!"

Qepët janë dyfish këtë vit, se janë importi. Si mollët. "Çi-ashtu-tëmën!"

Ofertat e telefonit u rritën. Hë se pak janë rritur. "Çi-ashtu-tëmën!"

Në bankë. Janë rritur komisionet me njëzet lekë për çdo veprim. "Kaq pak?! Çi-ashtu-tëmën!"

Në sportele shteti. Nuk kam katërqind të vogla të të kthej. "Mbaji, Çi-ashtu-tëmën!"

E kështu mor miq, "Çi-ashtu-tëmën!" kësaj, "Çi-ashtu-tëmën!" asaj, mora një laps me majë të mprehtë dhe bëra ca llogari. Këto "Çiqitëmizmat" më lart dhe të tjera si këto, na kushtojnë mesatarisht 500.000 lekë në vit. Kjo do të thotë se dikush që ka një punë shteti të mirë dhe merr 500.000 lekë rrogë, një muaj në vit shkon në punë për të paguar kënaqësinë e të jetuarit nën moton "Çi-ashtu-tëmën!"

  • Si thua ti more, si?! Sa ditë pune më kushton kjo mua?!
  • Njëzetedy ditë plot!
  • "Çi-ashtu-tëmën!" Se mos u lodha në punë unë! Duku paradite, pi dy-tre kafe, hajde në shtëpi në drekë...!

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019213914871216
array(1) { ["section"]=> string(38) "hajduti-me-emrin-ci-ashtu-temen-162031" }