Josef Hajsek, ish-drejtor i kompanizë CEZ në Shqipëri është vënë nën hetim nga njësia e Task Forcë.
Lajmin e bën të ditur Gazeta Shqiptare ndërsa bën me dijese Hajsek dyshohet për mashtrim dhe pastrim parash.
Burime të Prokurorisë së Përgjithshme kanë bërë me dije se Hajsek dyshohet që në bashkëpunim me administratorin e shoqërisë DIA, Kastriot Ismailaj, kanë përfituar miliona nga një skemë mashtruese për mbledhjen e borxheve të CEZ-it.
“Ka dyshime të arsyeshme se Josef Hajsek ka përfituar në mënyrë të jashtëligjshme dhe ka vepruar në bashkëpunim me Kastriot Ismailjan”, thotë burimi i GSH.
Gjykata ka urdhëruar sekustrimin e llogarive bankare të Ismailajt, ndërsa Hajsek ëhstë ende një person nën hetim.
Deri tani, ish-drejtori i CEZ nuk është marrë në pyetje nga Prokuroria .