Hakerat mund t’ju “vjedhin” edhe makinen, rrezikohen 470.000 të tilla

Publikuar tek: bota, më 23:34 27-07-2015 Hakerat mund t’ju “vjedhin” edhe makinen, rrezikohen 470.000 të tilla

Për herë të parë ekspertët e Teknologjisë së Informacionit kanë arritur që si hacker të telekomandojnë tërësisht një makinë nga laptopi: Radioja, impanti i klimatizimit, frenat e motori u vunë nën kontroll.

Andy Greenberg nuk mund ta harrojë lehtë udhëtimin e tij eksperimental me makinë, ndonëse redaktori i revistës teknike amerikane Wired ishte në dijeni për atë që po ndodhte. Dy ekspertët e sigurisë Charlie Miller dhe Chris Valasek përpara udhëtimit e kishin porositur atë që të mos binte në panik për asgjë që do të ndodhte. Por kur gjatë udhëtimit në autostradë me makinën e bardhë Jeep Cherokee papritur nga klimatizatori frynte ajër akull i ftohtë, situata nuk qe fort e këndshme. E ndërsa befas radioja nisi të buçasë me melodi nga emisioni Hip Hop i stacionit lokal, gjendja u bë që të ngrinte nervat. Kur sistemi i larjes së xhamave u vu në veprim duke ia ndërprerë atij herë pas here shikimin, atëherë Greenbergut gradualisht nisi t'i vijë në majë të hundës. Por nuk mjaftoi me kaq, hackerat arritën që t'ia shuajnë motorin atij gjatë udhëtimit, gjë që po i ngjallte vërtetë panik Greenbergut. Në një vend parkimi dy hackerat i demonstruan atij më vonë, se si ata kishin mundur të ndërhynin në sistemin e timonit dhe të frenimit, transmeton DW.

470.000 makina të rrezikuara

Greenberg e dinte se çfarë e priste e vullnetarisht e kishte pranuar të vihej në rolin e kavies eksperimentale. Miller dhe Valasek donin në provonin, se ata me një laptop dhe me telefonin celular ishin në gjendje të ndërhynin në sistemet e komandimit të makinës Jeep Cherokee - pa asnjë lidhje me kabëll, por vetëm përmes internetit duke qendruar fare komod në dhomën e tyre të punës. Eksperimenti rezultoi i sukseshëm. E sipas mendimit të dy ekspertëve e njëjta gjë mund mund të funksionojë edhe me thuajse gjysmë milioni makina të tjera. Kuptohet nëse këto makina ashtu si dhe Jeep Cherokee janë të pajisura me sistemin uconnect. Ky sistem i njohur si Infotainment-System bashkon një sërë funksionesh elektronike si p.sh. navigimin apo radion dhe shërben si një pikëtakimi që mundëson aksesin nga makina tek Smart-Phonet dhe kompjuterat Tablet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023736953735352
array(1) { ["section"]=> string(72) "hakerat-mund-t-ju-vjedhin-edhe-makinen-rrezikohen-470-000-te-tilla-17125" }