Hakerat rusë ndërhyjnë në zgjedhjet e Shqipërisë? Flet ambasadori Karpushin: Ja e vërteta

Publikuar tek: aktualitet, më 21:49 31-03-2017 Hakerat rusë ndërhyjnë në zgjedhjet e Shqipërisë? Flet ambasadori Karpushin: Ja e vërteta

Ambasadori rus në Tiranë Alexander Karpushin, i ka quajtur qesharake deklaratat për ndërhyrjen e hakerave rusë në zgjedhjet në Shqipëri.

I ftuar në emisionin “Kapital” në Vizion Plus, Karpushin tha se nuk ka asnjë të vërtetë në këto aludime.

 “Është qesharake pretendimi që hakerat rus po mundohen të ndërhyjnë në zgjedhjet shqiptare. Nuk ka asnjë të vërtetë në lidhje me këtë”, deklaroi ai.

 Karpushin shtoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Rusisë janë shumë normale dhe miqësore.

“Marrëdhëniet e Shqipërisë me Rusinë janë të lidhura nga tradita e periudhës jo të largët historike. Rusia gjeti një mundësi pas luftës dhe i dha popullit vëlla shqiptar, një mbështetje të madhe. Këto fakte nuk janë harruar. Vlerësimin e gjendjes së tanishme do ta cilësoja si marrëdhënie optimiste të kujdesshme”, theksoi më tej Karpushin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I vodhën të dhënat, prej 6 vitesh qytetari nga Elbasani pa kartë identiteti
Shpërthen me eksploziv makina e 32 vjeçarit inxhinier, gruaja drejtoreshë e Urbanisitikës në Bashkinë e Pogradecit »
Article Logic
Execution time: 0.022130012512207
array(1) { ["section"]=> string(93) "hakerat-ruse-nderhyjne-ne-zgjedhjet-e-shqiperise-flet-ambasadori-karpushin-ja-e-verteta-73736" }