Hakerat rusë në zgjedhje, ankohet një tjetër shtet evropian

Publikuar tek: bota, më 06:50 25-04-2017 Hakerat rusë në zgjedhje, ankohet një tjetër shtet evropian

Ministria e mbrojtjes e Danimarkës e ka kritikuar Moskën për sjellje “agresive”, pas raportit në të cilin janë akuzuar hakerët rusë për depërtim në emailat e Ministrisë së mbrojtjes së Danimarkës.

“Kjo është pjesë e luftës së vazhdueshme nga pala ruse në këtë fushë, ku ne po shohim një Rusi shumë agresive”, tha ministri i mbrojtjes, Claus Hjort Fredriksen, për mediat daneze.

Në një raport të publikuar dje nga Qendra daneze për siguri kibernetike, një grup i hakerëve pro-Kremlinit është akuzuar për depërtim në emailat e punonjësve të Ministrisë së mbrojtjes në vitet 2015 dhe 2016.

Në raport grupi i hakerëve identifikohet me emrin APT28, po ashtu i njohur edhe si Paën Storm, Sofacy dhe Fancy Bear.

Ky raport në Danimarkë u publikua në kohën kur disa qeveri perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania, e kanë akuzuar Rusinë se ka përdorë hakerizëm për të ndikuar në zgjedhje. Moska i ka hedhur poshtë këto akuza.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010885953903198
array(1) { ["section"]=> string(64) "hakerat-ruse-ne-zgjedhje-ankohet-nje-tjeter-shtet-evropian-76335" }