Hakerat serbë bllokojnë këngën e Elvanës dhe Florit “Kuq e zi je ti” në Facebook

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:02 24-03-2015 Hakerat serbë bllokojnë këngën e Elvanës dhe Florit “Kuq e zi je ti” në Facebook Postimi i Elvana Gjatës në Facebook

Shqiptarët e kanë pritur mirë këngën e Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit “Kuq e zi je ti” dhe kjo duket nga klikimet në YouTube, por antishqiptarët janë përpjekur që ta pengojnë shpërndarjen e klipit në rrjetet sociale. Këtë lajm e bëjnë të ditur vetë dy artistët e këngës duke reaguar në profilet e tyre sociale

“Me sa duket antishqiptarëve u ka dhembur shumë suksesi i këngës tonë mbarë kombëtare. Hakerat serbë janë aktivizuar për të penguar shpërndarjen e klipit nëpërmjet rrjeteve sociale dhe tani kanë arritur që Facebook ta trajtojë linkun e këngës si link problematik”, shkruan Elvana.  Të njëjtën gjë ka shkruar edhe Flori Mumajesi duke u shprehur kështu për bllokimin e videos: “keqdashja nuk paska kufi”.

Ndërsa pak minuta më vonë Elvana Gjata ka shkruar një fragment të shkëputur nga teksti, “Nuk na ndal dot askush, fluturon shqiponja” dhe një falenderim në fund duke nënkuptuar që problemi është zgjidhur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033979892730713
array(1) { ["section"]=> string(83) "hakerat-serbe-bllokojne-kengen-e-elvanes-dhe-florit-kuq-e-zi-je-ti-ne-facebook-6820" }