Hakerat sulmojnë faqen e AMA, mesazh qeverisë: Do mbrojmë lirinë e fjalës

Publikuar tek: aktualitet, më 17:30 18-12-2019 Hakerat sulmojnë faqen e AMA, mesazh qeverisë: Do mbrojmë lirinë e fjalës Foto ilustruese

Faqja “online” e Autoritetit të Mediave Audiovizive është sulmuar nga hakerat.

Veprimi vjen në shenjë hakmarrje ndaj qeverisë shqiptare që përgatitet të votojë në parlament paketën “anti-shpifje” e kritikuar gjerësisht si tentativa e qeverisë të kryeministrit Edi Rama për të kapur mediat “online” dhe sulmuar zërat kritikë.

Mësohet se pas sulmit është grupi i hakerave “Anonymous Albania”, të cilët kanë lënë edhe një mesazh.

“Do të mbrojmë fjalën e lirë. Shqipëria është vend demokratik. AMA nuk ka të drejtë të ndalojë lirinë e fjalës”, thuhet ndër të tjera në mesazhin nga hakerat.

Faqja e AMA është e paaksesueshme për momentin.

rt4trherhdfdfg4rg4g.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vjedha e armëve në bazën e Pashalimanit, dënohen me BURG katër ushtarakët
Arben Malaj flet në parlament: Rama e ka personale me inatet që nga viti 2001, më qëlloi pas shpine »
Article Logic
Execution time: 0.013418197631836
array(1) { ["section"]=> string(78) "hakerat-sulmojne-faqen-e-ama-mesazh-qeverise-do-mbrojme-lirine-e-fjales-189771" }