Nisma e disa OJQ-ve për mbledhjen e firmave kundër bllokimit të Vettingut është bërë e mundur edhe online përmes faqes www.shpëtovetingun.al, ku qytetarë që ndodhen edhe jashtë Shqipërisë mund të firmosin peticionin.
Por nuk kanë kaluar shumë orë dhe faqja është sulmuar nga hakera duke e bërë të pa aksesueshme për momentin. Është ende e paqartë se kush mund ta ketë sulmuar faqen ndërsa disa media pranë qeverisë nuk kanë vonuar të akuzojnë se sulmi ka ardhur nga “çadra e PD-së”.