Haki Çako: Heronjtë e Emergjencave shpëtuan shumë jetë njerëzish, kush përbuz punën e tyre s’është shqiptar

Publikuar tek: aktualitet, më 21:13 14-12-2019 Haki Çako: Heronjtë e Emergjencave shpëtuan shumë jetë njerëzish, kush përbuz punën e tyre s’është shqiptar Drejtori i Emergjencave Civile Haki Çako

Drejtori i Emergjencave Civile Haki Çako, shprehet se ekipet e shpëtimit kanë funksionuar dhe sipas tij vetëm forcat e mbrojtjes nga zjarri kanë shpëtuar dhjetëra jetë njerëzish.

I ftuar në RTV Ora, Çako ka folur dhe për zërat që janë reshtuar ‘kundër’ ekipeve shqiptare të kërkim-shpëtimit, duke thënë se kush fyen dhe përbuz punën e tyre nuk është shqiptar.

"Nuk është e vërtetë që forcat e mbrojtjes nga zjarri kanë qenë pa kokore, pa mjete. Le t'i kthejnë pamjet filmike dhe të gjithë kontributin e këtyre njerëzve. Kanë qenë 38 jetë njerëzish që u shpëtuan nga këto forca. Ato kanë qenë po kaq aktive sa edhe heronj. Kush fyen dhe përbuz punën dhe kontributin e tyre, jo vetëm që nuk është shqiptar, por nuk është as realist, nuk ka as dashamirësinë më minimale", ka thënë Haki Çako.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034450054168701
array(1) { ["section"]=> string(112) "haki-cako-heronjte-e-emergjencave-shpetuan-shume-jete-njerezish-kush-perbuz-punen-e-tyre-s-eshte-shqiptar-189413" }