Nga ora 12:00 e mesnatës së sotme, Policia e Shtetit pritet të kalojë në gatishmëri me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako.
Gatishmëria e policisë do të vazhdojë deri në përfundim të protestës së Partisë Demokratike që nis mesditën e nesërme në orën 12:00 deri në një kohë të papërcaktuar.
Rreth 2,000 efektvë policie do të angazhohen ditën e nesërme në kryeqytet ndërsa postblloqe janë ngritur në rrugët kryesore kombëtare.
Gjatë zhvillimit të protestës do të angazhohet edhe Shërbimi Informativ.