Haki Çako mesazh të drejtpërdrejtë trafikantëve të drogës: I dimë lëvizjet tuaja, Rama dhe Xhafaj të na ndihmojnë

Publikuar tek: aktualitet, më 13:51 29-03-2017 Haki Çako mesazh të drejtpërdrejtë trafikantëve të drogës: I dimë lëvizjet tuaja, Rama dhe Xhafaj të na ndihmojnë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako tregon se harta e kultivimit të bimëve narkotike në qarkun e Vlorës disponohet nga specialistët . Në një bashkëbisedim me krerët e policisë lokale në qytetin bregdetar, Çako thotë se zona më e rriskuar është lumi i Vlorës.

“Policia e Shtetit tashmë disponon plotësisht të dhëna me harta elektronike dhe fizike vendet ku janë kultivuar, personat të cilët kanë kryer këtë veprim të paligjshëm, dhe monitorimi ka filluar në mënyrë intensive në bashkëpunim me agjensitë e tjera ligjzbatuese, me Shërbimin Informativ Kombëtar, me Prokurorinë e Rethit, me gjykatat dhe me të gjitha institucionet e tjera ligjzbatuese në mënyrë të veçantë, pasi toleranca do të jetë zero”, tha Çako, ndërsa kërkon vëmendjen e veçantë të Kryeministrit të Shqipërisë zdhe të Ministrit të Punëve te Brendshme duke iu përcjellë nevojën e një bashkëpunimi ndërinstitucional.

FJALA E PLOTË:

Fjala e Drejtorit të Policisë së Shtetit Haki Çako në  Konferencën Rajonale të zhvilluar në Vlorë, me datë 29 Mars 2017 për "marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike".

Gjej rastin dhe shpreh vlerësimet e mia për të gjithë pjesëmarrësit në këtë takim sensibilizues në kuadër të planit të veprimit të drejtorisë së Policisë së Shtetit dhe planit të masave të drejtorisë Vendore të VLorës, i cili rrjedh nga një strategji kombëtare e Qeverisë Shqiptare e vendosur në prioritet absolut për vitin 2017 në luftë kundër kultivimit të bimëve narkotike si një nga fenomenet e trashëguara.

Do të desha të theksoja se pavarësisht angazhimit dhe vënies në dispozicion të kapaciteteve të mëdha të Policisë gjatë vitit 2016, kuptohet që pritshmëria në raport me çfarë ndodhi në paligjshmërinë e kultivimit të bimëve narkotike, nuk ishte përfundimisht mundësia për ta zeruar, pasi dhe aktorët dhe faktorët nuk kanë bashkëvepruar dhe bashkërenduar sa dhe si duhet. 

Në këtë kuadër në mënyrë të veçantë Policia e Shtetit, ka filluar veprimtarinë e saj që në fillim të vitit duke ushtruar dhe duke hartuar një sërë planesh konkrete për kontrollin e të gjitha ambjenteve dhe të vendeve ku është kultivuar që në momentet e para nga fidanët ose dhe nga kubikët, nga persona dhe subjekte të bërë objekt të ligjit.

Këtu kuptohet që është e domosdoshme që te gjithë ne të jemi të përgjegjshëm, jo vetëm Policia e Shtetit që ka detyrimin maksimal por edhe objektivin madhor për vitin 2017 për ta bërë përfundimisht të çrrënjosur këtë fenomen por edhe të gjitha strukturat e tjera dhe në mënyrë të veçantë do të kërkoja mbështetjen,  predispozicionin, por dhe angazhimin individual dhe personal të çdo përfaqësuesi të pushtetit Vendor qoftë ai i zgjedhur qoftë  dhe ata që kanë marrë përgjegjësi duke u emëruar në rolin e administratorëve apo edhe të shërbëtorëve të popullit.

Është mëse e qartë që të gjithë ne jo vetëm punonjësit e Policisë kudo që janë, por edhe administratorët,  përfaqësues të tjerë të komunitetit kanë familjet e veta, kanë lidhjet shoqërore të vetat të cilët do të duhet të marrin përgjegjësinë e drejtpërsërdrejtë.

Në strategjinë që është hartuar nga qeveria është parashikuar përfshirja e të gjithave institucioneve dhe të gjithë aktorëve dhe faktorëve qoftë edhe të aspekteve të organizatave dhe të shoqërive të tjera civile të cilët do të duhet të kontribuojnë makismalisht për ta çrrënjosur përfundimisht këtë fenomen.

Kaq e rëndësishme është saqë dhe në partneritet të plotë me të gjithë vendet e tjera të BE dhe partnerët tanë që  mundësojnë, suportojnë jo vetëm Policinë, por dhe në tërësi ekonominë Shqiptare ka një predispozicion maksimal për ta luftuar përfundimisht dhe për ta hequr nga harta gjithë Shqipërinë nga ky fenomen shumë shqetësues.

Për këtë objektiv shumë të rëndësishëm, unë gjej rastin këtu të përcjell vëmendjen e veçantë të Kryeministrit të Shqipërisë z.Edi Rama, të Ministrit të Punëve te Brendshme Z.Xhafaj, duke iu përcjellë nevojën e një bashkëpunimi ndërinstitucional në mënyrë të veçantë, pasi Policia por dhe të gjitha institucionet  e tjera dhe të gjitha drejtoritë ose organizmat e tjerë që funksionojnë në qark ose në shkallë rrethi janë përgjegjëse dhe do të jenë përgjegjëse përballë ligjit për çdo rast të kultivuar.

Punonjësit e Policisë kanë marrë qartazi mesazhin se çdo punonjës Policie do të jetë përgjegjes për një hapësirë juridiksionale të caktuar, pse jo edhe për sipërfaqe të identifikuara nga vitet e kaluara por edhe për zona të caktuara me risk të lartë sikurse është në rastin konkret lumi i Vlorës, ose zona të tjera për  të cilat Policia e Shtetit tashmë  disponon plotësisht të dhëna me harta elektronike dhe fizike vendet ku janë kultivuar, personat të cilët kanë kryer këtë veprim të paligjshëm, dhe monitorimi ka filluar në mënyrë intensive në bashkëpunim me agjensitë e tjera ligjzbatuese, me Shërbimin Informativ Kombëtar, me Prokurorinë e Rethit, me gjykatat dhe me të gjitha institucionet e tjera ligjzbatuese në mënyrë të veçantë, pasi toleranca do të jetë zero dhe sanksionet do të jenë maksimale ndaj jo vetëm individëve që marrin përsipër dhe shkelin ligjin duke kultivuar bimë narkotike, por edhe atyre që me ndërgjegje bëhen pjesë e inaktivitetit ose mosreagimit ligjor, duke mos kallëzuar një vepër penale të tillë sikurse është kultivimi i bimëve narkotike.

Punonjësit e Policisë kanë marrë, tashmë porosinë me një vetëdeklarim për përgjegjësi personale, familjare dhe shoqërore, për gjithësecilin duke u bërë të përgjegjshëm për të kontrolluar hapsirën ku ata mornitorojnë, por edhe zonat ku do të kenë mundësi të komunikojnë dhe të jetojnë, qoftë me familjen  qoftë me grupime shoqërore të caktuara.

Unë edhe njëherë gjej rastin t'ju falenderoj, dhe jam shumë i bindur që të gjithë përfaqësuesit qe janë këtu, por edhe të tjerë të cilët do të mund t'u përcillet mesazhi drejtëpërsëdrejti, do të bëhen të ndërgjegjshëm plotësisht se Vlora, si një nga vendet më të bukura dhe më joshëse jo vetëm për shqiptarët, por edhe për të gjithë të huajt tashmë, e referuar kjo drejtëpërsëdrejti me statistika mbi interesimin dhe frekuentimin gjatë sezonit të verës, do ta harrojë përfundimisht vëmendjen nga veprimtaritë e paligjshme sikurse është kultivimi i bimëve narkotike, dhe për këtë duhet dhe domosdoshmërisht angazhimi dhe predispozicioni i gjithësecilit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pajisja gjurmuese, gjykata e Tiranës bllokon pasaportën e izraelitit
Nisma mjedisore “Udhëto me biçikletë” të ardhurat shkojnë për riparimin e Urës së Bunës »
Article Logic
Execution time: 0.013453960418701
array(1) { ["section"]=> string(117) "haki-cako-mesazh-te-drejtperdrejte-trafikanteve-te-droges-i-dime-levizjet-tuaja-rama-dhe-xhafaj-te-na-ndihmojne-73494" }