Hakmarrja e PD/ Firmosi për Bindjen Demokratike, shkarkohet nga detyra nipi i Astrit Patozit

Publikuar tek: aktualitet, më 23:20 23-04-2019 Hakmarrja e PD/ Firmosi për Bindjen Demokratike, shkarkohet nga detyra nipi i Astrit Patozit

Ditën e sotme Astrit Patozi ka zyrtarizuar dhe regjistruar në Gjykatë Partinë Bindja Demokratike duke iu shtuar kështu listës së partive që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit dhe do të jenë në opozitë me mazhoracën.

Mirëpo menjëherë pas zyrtarizimit të partisë nga Patozi ka ardhur dhe hakmarrja e PD ndaj njerëzve të tij.

Newsbomb.al mëson se kryebashkiaku i PD për Kavajën, Isa Sakja ka shkarkuar nga detyra nipin e Astrit Patozit, përgjegjësin e Ujësjellësit të këtij qyteti, Marvi Shamata.

Në një prononcim për newsbomb.al, Marvi Shamata djali i motrës së Astrit Patozit, ka konfirmuar shkarkimin.

Shamata së fundmi ishte angazhuar për të mbledhur firma për partinë e Patozit, çka ka sjellë më pas dhe largimin e tij nga posti që mbante.

Screenshot_1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027199029922485
array(1) { ["section"]=> string(97) "hakmarrja-e-pd-firmosi-per-bindjen-demokratike-shkarkohet-nga-detyra-nipi-i-astrit-patozit-161606" }