Hakmarrja nuk kurseu as varret e familjes, flet Aishe Haklaj: Unë s’do ta kisha bërë kurrë, edhe sikur varri i Sali Ram Berishës të ishte...

Publikuar tek: aktualitet, më 23:14 18-02-2020 Hakmarrja nuk kurseu as varret e familjes, flet Aishe Haklaj: Unë s’do ta kisha bërë kurrë, edhe sikur varri i Sali Ram Berishës të ishte... FotoMontazh: Varret e shkaterruara te Haklajve ne Tropoje - Aishe Haklaj

Tashmë, kundërshtarët e Haklajve e kishin rrugën e lirë për të shkatërruar kullën, në një kohë që nuk arrinin dot te familja. Mbrëmjen e 13 gushtit, një grup prej të paktën 5 personash spërkatën me benzinë dhe dogjën nga themelet godinën 3-katëshe.

“Nuk arrita ti marr të gjitha placcket pasi pas disa ditësh bën djegien e banesës, hodhën benzinë, e dogjën nga fundi në majë”, tregon Aishe Haklaj, motra e Haklave.

Një muaj më vonë, më 13 Shtator, i njëjti grup komando minoi me rreth 70 kilogramë eksploziv kullën. Këtë herë e rrafshuan thuajse totalisht. Shpërthimi shkaktoi dëmtime në banesën aty pranë të ish-deputetit demokrat Azgan Haklaj, që i ndante muri nga kushërinjtë.

Rreth 40 kilogramë tritol u gjetën nga xhenierët të pashpërthyera. Autorët e krimit, kishin hasur pengesë qentë që i kishin mbetur besnikë të zotëve.

Edhe pse ishin lënë prova, dhe të pashpërthyera kishin mbetur një sasi e madhe eksplozivi, si përherë ngjarja mbeti e pazbardhur. Pas rrafshimit të kullës, ndaj Haklajve ndërmerret një sulm i padëgjuar më parë, dhe në shkelje të çdo tradite zakonore. Varret e 4 vëllezërve të vdekur, Shkëlqimit, Halilit, Fatmirit dhe Yllit dhunohen dhe përdhosen.

Aishe Haklaj, nja nga vajzat e familjes e dënon fortë këtë akt të rëndë, ndërsa vetë thotë se edhe sikur varri i Sali Berishës të ndodhej në lagjen e tyre ajo s’do ta prekte kurrës.

"Njerëzit e liq mund të merren edhe me varret. Unë nuk do ta kisha bërë kurrë dhe nuk do më kishte shkuar mendja kurrë. Edhe sikur të jetë në lagjen time varri i Sali Ram Berishës unë s'do të merresha me të", u shpreh Aishe Haklaj.

Kjo ishte shenjë e një urrjetje të fortë, të nxitur nga politika por edhe për shkak të vrasjeve që kishin kryer fisi Haklaj.

Ndjenja e zymtësisë, është prezentë edhe në rrethimin e jashtëm të vendit ku dikur ngrihej kulla shekullore e familjes Haklaj. Ky pozicion i fortifikuar, muret e larta dhe gardhi me tela me gjemba janë tregues i parë i historisë së saj. Aty prej vitesh nuk ndodhet askush.

Sapo futesh brenda, shfaqen rrënojat. Në të djathtë të portës në një cep qëndron pllakata e dëmtuar që dikur ishte në varrin e vëllait të vogël, Yllit. Mesazhi prekës aty, citimi në emër të 3 fëmijëve jetim, i jep kuptim asaj që shfaqet përballë edhe për dikë që nuk njeh historinë. Aty, duken edhe disa xhama të blinduar që dikur ishin në dritaret e kullës.

Ky mur që ka rezistuar, duket sot si simbol i qëndresës por edhe kujtesës për një gjakderdhje, që më së shumti u shkaktua nga politika. /Top Story

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.006540060043335
array(1) { ["section"]=> string(141) "hakmarrja-nuk-kurseu-as-varret-e-familjes-flet-aishe-haklaj-une-s-do-ta-kisha-bere-kurre-edhe-sikur-varri-i-sali-ram-berishes-te-ishte-195696" }