“Hakmarrja për Drejtësi” e pafajshme, reagon vajza e ish-drejtorit të burgjeve: Të vranë për herë të dytë, babi... (RRËFIMI I FORTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:51 14-02-2017 “Hakmarrja për Drejtësi” e pafajshme, reagon vajza e ish-drejtorit të burgjeve: Të vranë për herë të dytë, babi... (RRËFIMI I FORTË) Bujar Kaloshi

Gjykata e Apelit ka marrë dje vendimin e papritur për të shpallur të pafajshëm të gjithë anëtarët e  bandës famëkeqe “Hakmarrja për Drejtësi”. Të dënuarit e “Hakmarrjes për Drejtësi” kanë hedhur poshtë pretendimet dhe akuzat, përfshirë vrasjen e ish-drejtorit të burgjeve, Bujar Kaloshi.

Është vajza e këtij të fundit, Viola Kaloshi ajo që reagon pas lajmit të bujshëm duke shkruar se krimi edhe sot pas 20 vitesh është ende i lirë ndërsa rrëfen si përjetoi tmerrin e 20 viteve më parë, kur ishte vetëm 13 vjeçe.

"Krimi ende i lirë edhe sot pas 20 vitesh... Me dhimbje të thelle mësova lajmin e vrasjes për herë të dyte të babait tim Bujar Kaloshi. Këtë lajm për herë të parë e përjetova 20 vite më parë, në moshën 13 vjecare.

Ndërsa mes lotëve dhe dhimbjes vrapova drejt makinës së tij për ta përqafuar ashtu siç bëja çdo mëngjes, pasi mëngjesi ishte i vetmi moment kur unë mund të lumturohesha me prezencen dhe dashurine e tij. Kjo, për shkak të orëve te tij të gjata në pune, për të ndërtuar një shtet ligjor, te ndershëm, të meritokracisë dhe vlerave.

Por, atë mëngjes gjithçka u pre ne mes. Dora kriminale ma kishte gjakosur tani me përqafimin tim, ashtu siç bëri edhe sot. Ndërsa, duart e mia, të nje fëmije të mitur u mbuluan nga gjaku i pafajshem i babait tim Bujar Kaloshi.

Si mundet të rivrasësh një njeri si Bujar Kaloshi, që jo vetëm punoi me devotshmeri, përkushtim, e besnikeri, por dha edhe jeten për vendin e tij, deri ne diten e fundit, duke lenë pas tek ne fëmijët e tij një plagë të madhe.

Ai shpesh thonte se "jap edhe jetën per shtetin". Dhe e dha jetën si zyrtar i shtetit. Por, pavarësisht kesaj, krimimi mbetet ende i lire.

Oret e drejtesise jane mbuluar tani me, nga orteku i madh i padrejtësive, etjes për pushtet te cakenjve, krimi i organizuar, korrupsioni, droga etj. Madje, madje i tejkalojne edhe ato te diktatures famkeqe.

I dashur babi im, askush nuk mund të pergjak më tej rrugtimin tonë të perbashket drejt se vertetes. Sikurese, sdo mund të përbalt kurrë vlerat dhe virtutet me të mira si; ndershmeria, krenaria, fisnikëria, bujaria, drejtësia, etj. qe ti rrënjose tek ne.

Sot, emri dhe gjurmët që ti ke lenë pas jane të gjalla. Ne të takojme cdo dite, tek të njohur apo të panjohur, të cilët përloten dhe përulen me respekt teksa flasin per ty.

Të dashur miq,

Bujar Kaloshi ishte Gladiatori që e fitoi betejen me ju dhe per ju. Falë mbështetjes dhe besimit tuaj të palëkunder, ai luftoi për shtetin e së drejtës, një Shqiperi Euro-Atlantike dhe Kosovën e pavarur.

Në emër te vlerave tona të perbashketa ju lutem pranoni, mirkuptoni këto rreshta dhe mbështesni me tej në rrugtimin drejt së vertetës”, bën apel vajza e ish drejtorit të ndjerë.

 Organizata “Hakmarrje për Drejtësi” u shpall publikisht në 13 tetor 1996, por ajo ishte krijuar afro një dakadë e gjysmë më parë në 1994 në qytetin e Durrësit me qëllimin e krijimit të një organizate të tillë ishte destabiliteti i vendit. Dy themeluesit e saj janë vëllezërit Leart Shyti dhe Orik Shyti. Anëtarë të saj janë: Altin Arapi, Pasho Novruzi, Dritan Hate, Gëzim Gjoni, Gentian Haka, Nikolin Novruzi, Roland Shyti, Kreshnik Spahiu dhe Altin Arapi. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet grabitësi me armë i karburantit në Tiranë (EMRI)
Kërkoheshin për magazinën me drogë, arrestohen dy trafikantët e Gjirokastrës (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.011497020721436
array(1) { ["section"]=> string(128) "hakmarrja-per-drejtesi-e-pafajshme-reagon-vajza-e-ish-drejtorit-te-burgjeve-te-vrane-per-here-te-dyte-babi-rrefimi-i-forte-68649" }