Hakmerret Franca, dërgon 10 avionë në Siri, hedhin 20 bomba mbi bazat e ISIS

Publikuar tek: bota, më 21:59 15-11-2015 Nisja e avionëve francez gjatë natës

10 avionë bombardues të ushtrisë franceze janë dërguar në Siri në një mision gjatë orëve të fundit.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes franceze, 10 avionët luftarakë kanë hedhur 20 bomba mbi qytetin Al-Raqqa, rreth 160 kilometra në lindje të Aleppos. Qyteti pothuajse i shkatërruar plotësish nga sulmet e aleancës kundër ISIS, vazhdon të strehojë një numër të madh militantësh të Shtetit Islamik, ndaj dhe quhet kryeqyteti i ISIS.

Ministria e Mbrojtjes franceze tha se shënjestër e sulmeve kanë qenë qendrat e rekrutimit, kampet e trajnimit dhe depo armatimi të kontrolluara nga militantët.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010730028152466
array(1) { ["section"]=> string(63) "hakmerret-franca-dergon-10-avione-ne-siri-hedhin-20-bomba-25497" }