Hakmerret Turqia, merr vendimin e rëndësishëm kundër SHBA

Publikuar tek: bota, më 21:58 08-10-2017 Hakmerret Turqia, merr vendimin e rëndësishëm kundër SHBA

Nuk kanë kaluar shumë orë pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pezullimin e aplikimeve për viza jo-emigrimi nga Turqia, dhe Ankaraja është kundërpërgjigjur me të njëjtën monedhë.

Turqia ka pezulluar sot të gjitha aplikimet për vizë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

"Ngjarjet e fundit kanë detyruar Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të rivlerësojë angazhimin e Qeverisë së Turqisë për sigurinë e ambienteve dhe personelit të Misionit të SHBA-së. Për të minimizuar numrin e vizitorëve në Ambasadën dhe Konsullatat tona, ndërkohë që ky vlerësim vazhdon, pezullojmë të gjitha shërbimet jo-emigruese të vizave në të gjitha objektet diplomatike amerikane në Turqi ", tha ambasada amerikane në Ankara, në një deklaratë të publikuar në llogarinë e saj në Twitter.

Tensionet mes SHBA dhe Turqisë janë rritur pas arrestimit nga autoritetet turke të Metin Topuz, pjesë e stafit të Konsullatës amerikane në Stamboll. Ai akuzohet për spiunazh dhe lidhje me rrjetin e Gylenit. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Martin Shkreli shkruan letër nga burgu: Nuk është edhe aq keq këtu...
Televizioni del zbuluar: Skandal me lotarinë, ja topi me 2 numra të ndryshëm (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.011234998703003
array(1) { ["section"]=> string(62) "hakmerret-turqia-merr-vendimin-e-rendesishem-kunder-shba-95192" }