“Hakun ta morëm. Shtëpinë ta dogjëm. Gocat s’ke për t’i parë më”, mesazhi për familjen Kajtazi

Publikuar tek: aktualitet, më 07:52 06-08-2015 “Hakun ta morëm. Shtëpinë ta dogjëm. Gocat s’ke për t’i parë më”, mesazhi për familjen Kajtazi Oralda Kajtazi dhe Hiqmet Kajtazi

“Hakun ta morëm. Shtëpinë ta dogjëm. Gocat s’ke për t’i parë më”. Ky është teksti i shkurtër i një letre që familja Kajtazi nga Durrësi ka gjetur mbi tavolinën e dhomës së vajzave të tyre, të zhdukura për më shumë se tre javë.

Babai i vajzave, Hiqmet Kajtazi ka thënë për gazetën “Panorama” se nuk është i sigurtë nëse vajzat e kanë shkruajtur vetë këtë letër apo kanë qenë nën trysninë e dikujt. Ai thekson se nuk ka asnjë problem me ndokënd, i cili mund të hakmerrej ndaj tij dhe dy vajzave të vogla të familjes.

“Gjeta këtë letër, por nuk di sit a shpjegojë. Nuk di nëse vajzat e kanë shkruar vetë nën trysninë e dikujt apo e kanë shkruar persona të tjerë. Unë nuk kam asnjë problem me njeri që ata të merrnin hak. Vajzat e mia janë larguar edhe më parë nga shtëpia. Kanë pasur shuma të vogla me vete dhe me to kanë marrë shtëpi me qira në Durrës. Por pas 3-4 ditësh janë kthyer sërish. Këtë herë ato ndejtën më gjatë… Shpresoj të më kthehen vajzat, pasi t’u mbarohen ato para”, ka thënë  babai i vajzave.

Kajtazi pranon se vajza e tij 18 vjeçare, Orialda, ka qenë e fejuar me një djalë në lagjen ku ata banojnë, por janë ndarë rreth dy vite më parë. Ai mohon që ish- i fejuari i vajzës të ketë lidhje në këtë histori.

Policia njoftoi dje se Orialda Kajtazi, 18 vjeçe, dhe motra e saj minorene K.Kajtazi, 14 vjeçe, kanë helmuar tre pjesëtarët e familjes së tyre, i kanë vënë zjarrin një prej dhomave të shtëpisë dhe pasi kanë grabitur 5 milionë lekë të vjetra, janë larguar në drejtim të paditur. 

Lexo edhe: Ngjarja në Durrës, dy motrat e vogla u zhdukën me paratë pasi helmuan prindërit dhe dogjën shtëpinë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vrasja e Santos/Policia afër arrestimit të atentatorëve, deklarata e Tahirit i dha shtysë hetimeve
Aksidentohet oficeri i policisë Xhavara, dyshohet se pësoi atak kardiak »
Article Logic
Execution time: 0.013131856918335
array(1) { ["section"]=> string(95) "hakun-ta-morem-shtepine-ta-dogjem-gocat-s-ke-per-t-i-pare-me-mesazhi-per-familjen-kajtazi-17846" }