‘Halabake rrugësh'/ Sulmet e Metës dhe Kryemadhit, Bushati merr në mbrojtje Gjonajn: Këto s’duhet të jenë terma politikani. Ministren e GODASIN sepse...

Publikuar tek: politike, më 19:27 22-02-2020 ‘Halabake rrugësh'/ Sulmet e Metës dhe Kryemadhit, Bushati merr në mbrojtje Gjonajn: Këto s’duhet të jenë terma politikani. Ministren e GODASIN sepse... Meta, Kryemadhi dhe Gjonaj

Deputeti i PS Ervin Bushati ka reaguar pas sulmeve të fundit ndërmjet presidentit Ilir Meta, kryetares së LSI Monika Kryemadhi me Ministres se Drejtësisë Etilda Gjonaj.

 Meta i kërkoi dorëheqjen ministres duke shtuar se do e padisë në SPAK, brenda ditës së hënë, ndërsa Kryemadhi e quajti ‘shtojzavalle të krimit’ dhe ‘halabake rrugësh’.

 “Jam e gatshme t’i përgjigjem ligjërisht, Presidentit, denigruesit botërisht të njohur të Reformës në Drejtësi”, ka thënë Gjonaj në përgjigje të presidentit.  

Sipas Bushatit përgjigjia e Gjonajt ka qenë dinjitoze pasi sipas tij mund të kishte ngritur shumë padi.

Sakaq deputeti  i ftuar në news 24 shton se ministrja po goditet më shumë pasi është një nga personat kyç në të Reformës në Drejtësi, për të cilën Bushati thotë se është një nga reformat më të thella që ka parë bota.

“Gjonaj bën detyrën e saj, është një nga personat kyç të Reformës në Drejtësi, ndaj dhe goditet më shumë. Reforma në Drejtësi është e paprecedentë, fëmijët tanë do ndihen krenarë, sepse është një nga reformat më të thella që ka parë bota”, tha Bushati.

Pjesë nga fjala e Bushatit:

Ministrja Gjonaj është përgjigjur në mënyrë dinjitoze, nuk kam përgjigje. Mund të kishte ngritur shumë padi të tjerë, por i ka dhënë këtë përgjigje. Presidenti nuk është koherent. Nuk ka pse i hyn detajet të merret me ministren, kur merret me Gjykatën Kushtetuese, kështu ai zhvlerëson qëllimin e tij. Kjo nuk është serioze.

E tha dhe vetë që nuk është dinjitoze të flasësh me atë gjuhë, ndaj dhe nuk kam pse ta komentoj. Gjonaj bën detyrën e saj, është një nga personat kyç të Reformës në Drejtësi, ndaj dhe goditet më shumë. Reforma në Drejtësi është e paprecedentë, fëmijët tanë do ndihen krenarë, sepse është një nga reformat më të thella që ka parë bota.

Jemi i vetmi vend në botë që e kemi në Kushtetutë Komisionin Ndërkombëtar të Monitorimit, kemi një trup të huaj ndërkombëtare që veton gjyqtarët e prokurorët, dhe këtë e kemi bërë me vetëdije të plotë. Më vjen keq që në këtë rast i takon një zonje të nderuar dhe të suksesshme, sa i përket punës. Më vjen keq që përdoren këto terma, që s’duhet të jenë fare terma të politikanit...

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007343053817749
array(1) { ["section"]=> string(150) "halabake-rrugesh-sulmet-e-metes-dhe-kryemadhit-bushati-merr-ne-mbrojtje-gjonajn-keto-s-duhet-te-jene-terma-politikani-ministren-e-godasin-sepse-196108" }