Halim Kosova “braktis” politikën, i kthehet mjekësisë për të punuar në spital

Publikuar tek: aktualitet, më 08:56 18-11-2015 Halim Kosova “braktis” politikën, i kthehet mjekësisë për të punuar në spital Profesor Doktor Halim Kosova

Halim Kosova mund të harrojë politikën, por jo zanatin e tij të doktorit. Kështu, pesë muaj pas përfundimit të sfidës së tij politike, ku kandidoi për postin e kryetarit të bashkisë së Tiranës përballë Erjon Veliajt, doktor Halim Kosova ka vendosur të kthehet në sallat e gjinekologjisë. 

Por përballë situatës së angazhimit në spital shtetëror apo privat, prof. dr. Halim Kosova, ka zgjedhur një spital privat. E bëhet fjalë për spitalin amerikan.

Spitali amerikan njofton se nga java e ardhshme mjeku i njohur obstetër-gjinekolog do të bashkohet me stafin e këtij spitali dhe për ta takuar atë, spitali ka vendosur në dispozicion një numër telefoni dhe kontakt online në adresën e vet spitalit. Jo më kot thuhet se profesioni nuk të lë asnjëherë pa punë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Administrata, ikin nga puna 7200 punonjës, ja sa ulen fondet për çdo ministri
Sadije Berisha: Ja çfarë më tha Sokol Olldashi gjatë bisedës »
Article Logic
Execution time: 0.012640953063965
array(1) { ["section"]=> string(80) "halim-kosova-braktis-politiken-i-kthehet-mjekesise-per-te-punuar-ne-spital-25689" }