Halit Valteri kërkon shkrirjen e Avokatit të Popullit: Është bërë zyrë e Lulzim Bashës

Publikuar tek: politike, më 11:03 09-07-2020 Halit Valteri kërkon shkrirjen e Avokatit të Popullit: Është bërë zyrë e Lulzim Bashës

Deputeti i opozitës parlamentare Halit Valteri ka folur mbi Raportin e Avokatit të Popullit për vitin 2019.

Valteri ka hedhur akuza ndaj Avokatit të Popullit, ku ka thënë se ai paguhet nga populli por nuk bën asgjë për ta.

Deputeti u shpreh se Avokati i Popullit nuk ka qenë në asnjë rast pranë popullit në kauzat që kanë pasur. Ai ka thënë se do ishte më e udhës që paratë që i akordohen këtij institucioni t’i shkojnë shoqërisë për investime në kopshte dhe shkolla.

Avokati i popullit vetëm emrin ka të tillë, se për popullin nuk ka punuar. Për cfarë paguhen keta para. Nëse nuk mbron të drejtat e qytetarëve që nëpërkëmben ngë drejtësia për ca paguhen këta institucione, për dieta, udhëtime. Kjo nuk duhet të funksionon kështu. Avokati i popullit është institucioni tipik dhe që më shumë se 3 vite nuk ka trajtuar edhe problemin më të vogël të qytetarëve. Ku ishte avokati i popullit kur qytetarët ikën nga varfëria. Ka një shkak. Përgjegjës është vetëm qeveria. Avokat i popullit i pavarur, por në ralitet ëeshtë ndrysnme. Ku ishte avokati i popullit kur u shembën banesat e Astirit.Ku ishte avokati i populli vitin e kaluar ne u përballën me termetin, as nuk u sensibilizua me tragjedin më të madhe natyrore. Do të ishte më e udhës të shkrihej dhe një 1.3 milionë euro nga taksat tona qeveria t’i shpenzonte në projekte serioze si kopshte dhe shkolla dhe mos t’ia japë si bonus zyrës së avokatisë së Lulzim Bashës”, tha Valteri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010102033615112
array(1) { ["section"]=> string(92) "halit-valteri-kerkon-shkrirjen-e-avokatit-te-popullit-eshte-bere-zyre-e-lulzim-bashes-213315" }