‘Hallin e Agon Channel keni?’, ish-deputeti i revoltuar: Shikoni reagimin ekstrem të Braçes (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:52 16-05-2019 ‘Hallin e Agon Channel keni?’, ish-deputeti i revoltuar: Shikoni reagimin ekstrem të Braçes (VIDEO) Erion Brace

Shqipëria humbi gjyqin në gjykatën e Arbitrazhit ndaj biznesmenit italian Francesco Becchetti.

Thuhet se bëhet fjalë për një shifër mbi 140 mln euro që Shqipëria duhet t’i paguajë italianit.

Ndërkaq, ka reaguar edhe ish-deputeti i LSI Përparim Spahiu i cili dy vite më parë e ka ngritur këtë shqetësim në Komisionin e Ekonomisë por ka ndeshur në arrogancën sipas tij, të ish-kreut të Komisionit, Erion Braçe, sot zv.kryeministër.

‘Shikoni reagimin ekstremisht arrogant të ish Kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, sot zv KM.

Ja ku jemi sot, ajo që LSI paralajmëroi përpara dy vitesh, po ndodh.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka dënuar Shqipërinë 110 milionë euro për konfliktin me biznesmenin italian.

Vetëm një fjali, 'Bllokimi i burimit të parasë së zezë që ushqente Agon Channel, një sukses' e shkruar nga Rama, na kushton 110 milion euro.

Mendo sa ka shkruar, thënë e bërë Ai në 6 vite.

Mjerë ne....’, shkruan Spahiu teksa publikon videon e hershme ku Braçe e pyet nëse ai ka hallin e Agon Channel.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025125980377197
array(1) { ["section"]=> string(99) "hallin-e-agon-channel-keni-ish-deputeti-i-revoltuar-shikoni-reagimin-ekstrem-te-braces-video-164569" }