Hanan: Si më detyruan të martohesha me ushtarin e ISIS

Publikuar tek: bota, më 13:44 05-02-2015 Hanan: Si më detyruan të martohesha me ushtarin e ISIS Hanan, vajza siriane jo me emrin e saj te vertete, e intervistuar nga CNN

CNN/ “Çdo vajzë e vogël ëndërron të veshë fustanin e bardhë në natën e parë të dasmës” thotë Hanan, me zërin që i dridhet. “Unë u privova nga një gjë e tillë”. Hanan nuk është emri i saj i vërtetë. Edhe pse tani është në Turqi, jo në vendin e saj të lindjes në Siri, 26-vjeçarja, është ende e tmerruar dhe traumatizuar se nuk i ka parë të afërmit e saj që nga dita që arriti në Turqi tre javë më parë.

Hanan tregon se u detyrua forcërisht të martohet me një luftëtar të ISIS në këmbim të lirimit të babait të saj. Sytë e saj të mëdhenj të zinj, gjithçka që duket nën burken e saj, janë me lot. Dënesa ia tradhëton dhimbjen e thellë dhe copa e zezë nuk e maskon dot. “Më vjen keq, por mbaj mend…” thotë ajo. Zëri i saj zbehet ndërsa tërheq vellon për të fshirë fytyrën.

Kur militantët e ISIS hynë në qytetin e saj në Sirinë lindore, Hanan thotë se ata arrestuan pa dallim të gjithë njerëzit që ata mendonin se i luftonin. Vëllai i Hanan ishte vrarë gjatë përplasjeve të mëparshme. Babai kishte ruajtur armën AK-47 në kujtim të djalit. “Kur erdhi ISIS, dikush u tha se babai kishte një armë, kështu ata e arrestuan”. “Ne nuk kemi askënd. Isha vetëm unë, dy motrat dhe nëna. Kështu shkuam në zyrat qendrore të policisë në Sharia, ku ata mbanin të arrestuarit”.

“Duhet të pranoja”

Policia e Sharisë në mënyrë të pamëshirshme patrullonte rrugët, duke shpërndarë, dënuar apo arrestuar individë që akuzoheshin për thyrje të ligjit islamik Sharia sipas tyre. Gratë nuk lejohen të udhëtojnë të pashoqëruara nga ndonjë mashkull.

“Kur shkova, isha vetëm unë me nënën” kujton Hanan. “Policia Sharia na ndaluan dhe na ngacmuan shpesh, duke na thënë “ku është roja juaj mashkull? U thamë se kishim vetëm një dhe duhet ta shihnim atë në zyrat qendrore”. Hanan dhe nëna e saj iu lutën për ta liruar. “Pas pak nëna erdhi dhe më tha se ata do ta lironin babanë vetëm nëse unë do të martohesha me kreun e policisë  Sharia. Emri i tij është Abu Mohammed al-Iraqi. Jeta e babait në këmbim të dorës time në martesë. Nuk kishim njeri tjetër veç tij. Duhet të pranoja”. Abu Mohammed al-Iraqi ishte pseudinimi i tij si ushtar i ISIS. Hanan asnjëherë nuk e mori vesh emrin e tij të vërtetë. E përshkruan atë sit ë gjatë, të hollë, të zi, me flokë të gjatë që i binim mbi supe dhe mjekër të gjatë. Ajo flet e mëdyshur për natën e tyre të parë bashkë kur thotë se ai e detyroi me forcë. Ajo fillimisht tentoi ta shtynte, por më pas, iu dorëzua fatit të saj. “Nuk kishte emocione. Nuk ndjeva se ai kishte ndonjë emocion. Ndjeva se ai vetëm donte të merrte atë që ishte e drejta e tij, sikurse donte”.

“Flinte me një armë afër kokës”

Hanan thotë se e linte të shikonte në shtëpinë e tij dhe ishte e lejuar vetëm për të përdorur telefonin, vetëm në prezencë të tij, për të telefonuar prindërit. Ai bënte pazaret. Mezi flisnin, përtej përshëndetjeve të zakonshme. Ajo ishte e burgosura e tij, femra e tij, dhe skllavja e tij e seksit. Ajo gjithashtu thotë se ai ishte paranojak. “Ai asnjëherë nuk ndihej i sigurt. Flinte me një armë afër kokës. Nëse dikush trokiste në derë, ai përgjigjej vetëm me armën në dorë dhe fytyrën e mbuluar. Nuk i besonte askujt”. Al Iraqi kishte për detyrë të forconte ligjin Sharia, që ndalonte gjithashtu duhanin. Por, ai vetë mbante cigare në shtëpi. Në atë kohë, ai edhe zhdukej për disa ditë, duke e lënë atë të kyçur. Më pas, vetëm një muaj pasi ata ishin martuar, ai u vra. Hanan, u kthye pas tek prindërit. “Ndihesha si fëmijë që kthehej në strehën e nënës së saj. Por kishte humbur dicka te unë, diçka që nuk mund ta merrja mbrapsh” thotë ajo. “Nëna kishte vetëm lotë për të shprehur emocionet. Babai, njëlloj. Sepse unë sakrifikova për ta”.

Kërcënimi për një tjetër martesë

Por Hanan nuk ishte ende e sigurt, apo të ishte e lirë. Ajo mori informacione që një emir i ISIS, apo një lider local, donte ta takonte. “Unë thashë se nuk mund të shkoja, nuk mund të takoja asnjë. Kështu ata më derguan një grua”.

E përshkruan të dërguarën si jo-siriane. Sikurse i kishte thënë ishte nga Tunizia; tjetra fliste në një gjuhë që ajo nuk e kuptonte, ndoshta gjuhë evropiane. Ajo thoshte se ata ishin autoritarë e moskokëçarës dhe nuk kishin ndonjë pishman për rolin që luanin. Takimi zgjati 10 minuta. “Ata donin të martohesha me një ushtar tjetër. Ata thoshin se nuk mund të rrija pa një burrë”.

Kjo ishte shumë.

Prindërit e Hanan udhëtuan në një zonë të kontrolluar nga regjimi sirian. Hanan, duke përdorur rrugë që nuk do ti zbulojë për çështje sigurie, arriti të lidhet me të afërmit në Turqi. “Unë nuk e di sesa gra si unë mund të kishte ai, nuk e di sesa të tjera janë si unë”, thotë për burrrin që e detyroi. “Ata marrin çka duan. Ata martohen dhe divorcohen me dëshirë”.

Një grup activist i quajtur Raqqa ka filluar në heshtje të dokumentojë qindra raste të grave që janë detyruar me martesë me ushtarë të ISIS. Rreth një e treta e tyre janë nën moshën 18 vjeç. Hanan thotë se derisa vajza të shkojë 13 vjeç shumë rrallë mund të lërë shtëpinë. Ajo mbeti e izoluar nga frika apo që të ishte nusja tjetër, skllavja tjetër, çmimi tjetër i shpallur nga ISIS nën petkun e martesës. Ajo thotë se kjo përvojë ia ka copëtuar shpirtin dhe ia hoqi dinjitetin. “Edhe tani s’mund ta kapërcej këtë. Jam e shkatërruar”. 

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012530088424683
array(1) { ["section"]=> string(58) "hanan-si-me-detyruan-te-martohesha-me-ushtarin-e-isis-2401" }