Hap dyert xhamia e re në Shkodër, me kontributin e doktorit nga Kuvajti

Publikuar tek: aktualitet, më 20:10 07-12-2019 Hap dyert xhamia e re në Shkodër, me kontributin e doktorit nga Kuvajti Ceremonia e hapjes se xhamise se re ne Shkoder

Në fshatin Shirq të Shkodrës ka hapur dyert një xhami e re për të gjithë besimtarët e zonës.

Xhamia e re është ndëruar me kontributin e familjes së doktorit kuvajtjan Nebil Abdurrahim, ndërsa të pranishëm në ceremonin ë hapjes së saj ka qenë Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Taulant Bica, Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari, Ambasadori i Kuvajtit Fayez Mishari Al-Jasim, Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi, Drejtori i Fondacionit “Mirësia” Korab Kaja, si dhe donatorët, kontribuesit e besimtarë të shumtë të zonës.

Në fjalën e tij, Nënkryetari i KMSH-së Taulant Bica, shprehu falënderime ndaj të gjithë atyre që kontribuuan dhe bënë të mundur ndërtimin e xhamisë, pasi sipas tij, ndërtimi i këtyre “veprave të hajrit” është një bamirësi e madhe ndaj shoqërisë, pasi ky vend është djep i formësimit të besimit dhe adhurimit ndaj Zotit të botërave.

“Duhet të jetë një kënaqësi e veçantë për të gjithë ne sot inagurimi i kësaj vepre të hajrit nga ku brezat e ardhshëm do të mësojnë dijen, do të mësojnë rreth Krijuesit të gjithësisë”, shtoi ai.

78532013_2663433140383891_3357093111686758400_o.jpg78982077_2663433380383867_4621264976613474304_o.jpg78487250_2663433597050512_4501965151796199424_o.jpg79128451_2663432907050581_953254453610283008_o.jpg78979760_2663432807050591_3503048706133852160_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01537013053894
array(1) { ["section"]=> string(77) "hap-dyert-xhamia-e-re-ne-shkoder-me-kontributin-e-doktorit-nga-kuvajti-188720" }