‘Hapen’ burgjet, shpëton nga hekurat atentatori i Lulzim Berishës, prej 3 muajsh lëviz i lirë

Publikuar tek: aktualitet, më 16:01 20-01-2020 ‘Hapen’ burgjet, shpëton nga hekurat atentatori i Lulzim Berishës, prej 3 muajsh lëviz i lirë

Një tjetër anëtar i badës së Durrësit është liruar nga burgu. Bëhet fjalë për Sardian Sulejmanin i dënuar me 25 vite burg.

 Sulejmani është liruar nga burgu i Fierit prej tetorit të 2019 dhe prej 3 muajsh qëndron i lirë. Ai ishte dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Lartë. Mësohet se ai akuzohet për 'vrasje me paramendim të mbetur në tentativë' pasi ka tentuar të eliminojë kreun e bandës së Durrësit Lulzim Berishën dhe Avni Gashin në Tiranë.

Anëtari i bandës së Durrësit ka kryer 20 vite burg ndërsa 5 vite i janë falur për sjellje të mirë. Një nga arsyet e lirimit të parakohshëm ka qenë edukimi i tij dhe fakti që ka babain e sëmurë.

Së fundmi ka pasur reagime të forta sa i përket lirimit nga burgu të disa të dënuarve përjetë dhe për atentate të rrezikshme. Një tjetër anëtar i bandës së Durrësit, Endrit Dokle u lirua nga burgu disa ditë më parë. Dokle ishte dënuar me burgim të përjetshëm për disa vrasje dhe trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ai ka kryer ¾ e dënimit dhe gjykata ia ka konvertuar dënimin përjetë në 25 vite burg, shkruan newsbomb.al.

Në një deklaratë Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka thënë se lirimi i disa të dënuarve përjetë me burg është këmbanë alarmi. Ndërkaq foli edhe për rastin e Dokles për të cilin tha se është bërë në shkelje të ligjit dhe se për këtë ka kërkuar të pezullohet drejtori i shërbimit të proves në Krujë si dhe të ndiqet penalisht gjyqtarja që firmosi lirimin e tij Enkelejda Hoxha.

Pas Dokles u lirua Ergys Kolaveri. Kolaveri ishte në gjykim për një vrasje të mbetur në tentativë për një atentat që bëri në burgun e Vaqarrit dhe ishte dënuar me 25 vite burg. Gjykata ka dhënë masën 'arrest shtëpie' pasi më herët rrëzoi dënimin me 25 vite burg.

Më 30 korrik të 2016, i pandehuri organizoi një atentat me snajper ndaj Gazmir Dacit, i cili ndodhej në burgun e Vaqarrit në pritje të gjykimit për vrasjen e Gazmir Kolaverit dhe plagosjen rëndë të Robert Kolaverit.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029732942581177
array(1) { ["section"]=> string(96) "hapen-burgjet-shpeton-nga-hekurat-atentatori-i-lulzim-berishes-prej-3-muajsh-leviz-i-lire-192617" }