Hapen kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës, Majko: Ma tha Edi, do të ndodhë në 1 janar…Mediat serbe i bëjnë jehonë deklaratës

Publikuar tek: barometri, më 08:14 03-08-2018 Hapen kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës, Majko: Ma tha Edi, do të ndodhë në 1 janar…Mediat serbe i bëjnë jehonë deklaratës

Kufijtë mes Kosovës dhe Shqipërisë do të happen nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Deklarata e bërë nga Ministri shqiptar i Diasporës, Pandeli Majko, gjatë një aktiviteti me shqiptarë mbrëmjen e djeshme në Skënderaj të Kosovës, duket se ka provokuar së tepërmi mediat në Serbi, që i kanë bërë jehonë këtij lajmi, raporton newsbomb.al.

 

Majko sikurse citohet nga mediat, ka thënë se kryeministri shqiptar Edi Rama e ka marrë vendimin, dhe duke filluar nga 1 janari i ardhshëm, nuk do të ketë një kufi mes dy vendeve.

“Kemi nevojë të hapim kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kryeministri ka vendosur që kjo do të ndodhë në 1 janar, do të ketë lëvizje të lirë mes dy vendeve” mësohet të ketë thënë Majko mbrëmjen e shkuar.

Edhe pse presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj, të Kosovës, kanë qenë present në ceremony, askush prej tyre nuk ka folur për këtë vendim të kryeministrit Edi Rama, raporton newsbomb.al.

Dalja e fundit mediatike e Pandeli Majkos ka qenë ajo e votimit në Parlament të ligjit për “prishjen” e teatrit, ku ministri bojkotoi seancën dhe nuk votoi, pas një sherri verbal me kryeministrin Rama. Por askush prej tyre nuk ka folur publikisht për këtë çështje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033552885055542
array(1) { ["section"]=> string(127) "hapen-kufijte-mes-shqiperise-dhe-kosoves-majko-ma-tha-edi-do-te-ndodhe-ne-1-janar-mediat-serbe-i-bejne-jehone-deklarates-129995" }