Hapën lokalet për ceremoni mortore dhe tjerë për festë, gjobiten 4 subjekte në Durrës e Krujë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:53 29-11-2020 Hapën lokalet për ceremoni mortore dhe tjerë për festë, gjobiten 4 subjekte në Durrës e Krujë

Janë ndëshkuar me masë administrative 2 subjekte në Krujë dhe 2 në Durrës, pasi  kanë shkelur rregullat anti-Covid.

Bëhet me dije se janë ndëshkuar subjekti në pronësi të shtetasit S. RR., në fshatin Larushk, Krujë dhe subjektin në pronësi të shtetasit A. F., në Arrmeras, Krujë, pasi në kundërshtim me Aktin Normativ, u konstatuan duke organizuar ceremoni mortore.

Gjithashtu në Durrës, janë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë secili, 2 subjekte: Subjekti në pronësi të shtetasit K. P., i cili gjatë kontrollit u konstatua i hapur, jashtë orarit të përcaktuar për mbylljen e subjekteve.

Në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, subjekti me menaxher shtetasin M. K., i cili me rastin e festave kishte organizuar një event, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ndëshkohen me masë administrative 1.000.000 lekë, 2 subjekte në Krujë dhe 2 në Durrës, pasi u konstatuan në kundërshtim me Aktin Normativ.

Stukturat e Policisë Durrës, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë gjatë 24 orëve të fundit, kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë secilin, 2 subjekte në Krujë:

  • Subjektin në pronësi të shtetasit S. RR., në fshatin Larushk, Krujë dhe subjektin në pronësi të shtetasit A. F., në Arrmeras, Krujë, pasi në kundërshtim me Aktin Normativ, u konstatuan duke organizuar ceremoni mortore.

Gjithashtu në Durrës, janë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë secili, 2 subjekte:

  • Subjekti në pronësi të shtetasit K. P., i cili gjatë kontrollit u konstatua i hapur, jashtë orarit të përcaktuar për mbylljen e subjekteve.
  • Në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, subjekti me menaxher shtetasin M. K., i cili me rastin e festave kishte organizuar një event, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Ndërkohë janë sekuestruar kamerat në këtë subjekt, për të bërë të mundur identifikimin e personave pjesëmarrës në këtë event, të cilët do të ndëshkohen me masë administative për thyerjen e masave të mara për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid duke bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital cilindo administrator lokali që nuk i respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 76-vjetori i çlirimit të Shqipërisë, bën bashkë Metën, Ramën, Ruçin, Veliajn në homazhet te 'Varrezat e Dëshmorëve'
E TRISHTË/ Ishte negativizuar nga Covid-19, ndërron jetë papritur mjeku nga Kavaja Hidajet Deda »
Article Logic
Execution time: 0.011250972747803
array(1) { ["section"]=> string(99) "hapen-lokalet-per-ceremoni-mortore-dhe-tjere-per-feste-gjobiten-4-subjekte-ne-durres-e-kruje-229506" }