Hapën zjarr brenda lokalit të natës, 2 persona humbin jetën, 10 plagosen

Publikuar tek: bota, më 08:39 08-02-2016 Hapën zjarr brenda lokalit të natës, 2 persona humbin jetën, 10 plagosen

Tre persona të armatosur janë futur në një lokal nate dhe kanë hapur zjarr ndaj klientëve që ndodheshin brenda në momentin e sulmit. Rreth 300 njerëz ishin brenda lokalit në Orlando të SHBA-së gjatë sulmit, 2 nga ata kanë humbur jetën, ndërsa 10 të tjerë janë plagosur.

Shkaqet e sulmit nuk janë zbuluar nga policia e Orlandos, ndërsa mësohet se një nga viktimat ka lënë frymën e fundit në vendngjarje. Viktima tjetër u transportua në Orlando Regional Medical Center, por doktorët nuk arritën ta mbanin në jetë, raporton Reuters.  

8 persona te tjerë janë transportuar të plagosur në të njejtin spital, ndërsa dy të tjerë janë transportuar në Dr. P. Phillips Hospital dhë janë në gjendje të rëndë. Tre të armatosurit nuk janë kapur ende nga policia, e cila vijon hetimet e ngjarjes. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Koreja e Veriut ka gati bombën e pestë atomike, paralajmërojnë agjentët sekret
Të dhënat e fundit nga tërmeti në Taiwan: 39 persona të vdekur, 118 të tjerë në kërkim »
Article Logic
Execution time: 0.011182069778442
array(1) { ["section"]=> string(76) "hapen-zjarr-brenda-lokalit-te-nates-2-persona-humbin-jeten-10-plagosen-32011" }